• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET PËR BASHKI PA KRYETAR/ Gjekmarkaj: Nuk trembemi, jemi gati për fitore. Berisha s’ka peshë
Home
Politikë

ZGJEDHJET PËR BASHKI PA KRYETAR/ Gjekmarkaj: Nuk trembemi, jemi gati për fitore. Berisha s’ka peshë

19 January, 2022 Delo.autor Politikë

Nënkryetari Agron Gjekmarkaj, edhe pse është më i riu në lidershipin e Partisë Demokratike, nuk heziton të mbajë një qëndrim, duke u shprehur gati për zgjedhjet e parakohshme vendore, ndryshe nga drejtuesit e tjerë të partisë që deri tani kanë heshtur.

“Partia Demokratike vjen nga një proces që, nëse nuk do të masakrohej, do të ishte fituese. Ka frymë dhe ka njerëz, kështu që ne nuk i trembemi asnjë gare elektorale, kurdo që ajo të jetë. Po flisni me nënkryetarin e PD-së dhe ky është një qëndrim”, thotë Gjekmarkaj në një intervistë për A2 CNN.

Sipas nënkryetarit të demokratëve, nëse mbështetësit e Berishës do të sfidojnë kandidatët e Bashës në zgjedhjet e pjesshme vendore, me qëllim për t’i kërkuar atij më pas dorëheqjen, nuk do të arrijnë asgjë. “Ata që nuk mbështesin kandidatët e PD-së, sigurisht i bie që do të mbështesin kandidatët e Edi Ramës, ose të LSI-së. Zoti Basha matet me rezultate politike dhe me zgjedhje politike”, thotë Gjekmarkaj.

Protestuesit që e presin Bashën në takimet me bazën e demokratëve, thotë se i kujtojnë Hysni Milloshin. “Më duken guerilje nga pakica shumë, shumë të vogla”.

Propozimi se kjo krizë në PD mund të zgjidhet me votën e anëtarësisë, Gjekmarkajt nuk i duket bindës për sa kohë kryetari, rikujton ai, u konfirmua vetëm pak muaj më parë. “Sigurisht, Sali Berisha është person i rëndësishëm që ka ndjekësit e tij, por nuk është ai përcaktuesi i fluksit të votave në PD”.

Gjekmarkaj pranon se përjashtimet nga Partia Demokratike i disa deputetëve dhe anëtarëve i kishin lënë shije të hidhur, por shpjegon përse nuk shikonte zgjidhje tjetër. “Je i detyruar të marrësh disa vendime sado që shkaktojnë debat, e të ndjekin nga pas, por duhet t’i marrësh. Nuk mund t’i përkufizosh si të mira, apo të këqija, por logjike”.

Gjekmarkaj u caktua nënkryetar i PD-së dhe njëherësh nënkryetar i Kuvendit. Dy detyra të rëndësishme që nuk i konsideron si promovim. “Nuk shijohen postet në këtë kohë, por përgjegjësi e madhe. Para tyre, ke dy zgjedhje: o të tërhiqesh, o ta pranosh me idenë që mund të kontribuosh në zgjidhjen e krizave”.

Emërimi i tij si nënkryetar i PD-së, u konfirmua nga këshilli kombëtar duke zëvendësuar në këtë detyrë Alfred Rushajn, pas dorëheqjes së këtij të fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA PANDEMI NË ENDEMI? Ja kur mund të “zhduket” virusi COVID-19
Previous article HUMBI MANDATIN NGA DEKRIMINALIZMI/ Pjetri kërkon një shans të dytë: Po më mbështeti PS do kandidoj sërish për Shkodrën

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT E KRYEBASHKIAKUT/ Rama thyen heshtjen para socialistëve: S’janë të vërteta bisedat mes Gogut dhe Veliajt Politikë

AKUZAT E KRYEBASHKIAKUT/ Rama thyen heshtjen para socialistëve: S’janë të vërteta bisedat mes Gogut dhe Veliajt

ASAMBLEJA E PS/ Rama: Misioni i qartë, muaj vendimtarë për të folur me ata që deri sot s’na kanë dëgjuar Politikë

ASAMBLEJA E PS/ Rama: Misioni i qartë, muaj vendimtarë për të folur me ata që deri sot s’na kanë dëgjuar

"S'MUND T'I GJUASH ME GURË..."/ Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin, nëse duhet të jem flamingo, më quani Politikë

"S'MUND T'I GJUASH ME GURË..."/ Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin, nëse duhet të jem flamingo, më quani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT