• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Fituese del një parti e afërt me Rusinë
Home
Europë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Fituese del një parti e afërt me Rusinë

8 October, 2018 k.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Një parti miqësore me Rusinë ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare në Letoni. Partia Harmonia, që ka mbështetjen e shumicës së minoritetit rusishtfolës në këtë shtet të Baltikut, ka fituar 19,9 për qind të votave në zgjedhjet e 6 tetorit, thuhet në rezultatet përfundimtare.

Autoritetet zgjedhore kanë thënë sot se dy partitë populiste, që mund të jenë partnerë të partisë Harmoni, partia KPV LV dhe Partia e Re Konservatore, kanë fituar 14,1 për qind, respektivisht 13,6 për qind të votave. Partia Zhvillim, që është pro-BE dhe NATO ka dalë e katërta në zgjedhje, duke fituar 12 për qind të votave, duke lënë pas tre parti që janë momentalisht në koalicionin qeverisës së kryeministrit Maris Kuciskis.

“Harmonia ka qenë dhe do të jetë partia më e rëndësishme e Letonisë”, tha pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve, Vjaceslavs Dombrovskis, kandidati për kryeministër i këtij subjekti. Dalja në zgjedhje ishte 54,6 për qind ka njoftuar Komisioni i Zgjedhjeve.

Në të kaluarën, partitë e tjera kanë refuzuar që të hyjnë në koalicion qeverisës me Partinë Harmonia. Por, shumë vëzhgues thonë se presin që dy partitë populiste,tani do të tentojnë të formojnë koalicion me këtë parti që është e afërt me Kremlinin. Letonia – anëtare e BE-së dhe NATO-s – ndanë 270 kilometra kufi me Rusinë. Në këtë shtet jetojnë rusë etnikë, që përbëjnë rreth 25 për qind të popullsisë.

Partitë në Letoni janë munduar që të mbajnë politikanët pro-rusë larg pushtetit, teksa shteti kërkon që të forcojë lidhjet me Perëndimin. Në zgjedhjet e kaluara, Partia Harmonia ndonëse kishte fituar shumicën e votave, nuk kishte arritur të vinte në pushtet, pasi partitë e tjera kishin refuzuar të krijonin koalicion me të për shkak të lidhjeve me Rusinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Disa mënyra efektive për të shmangur krijimin e akneve në kurriz
Previous article NDRYSHIMET NË IRAN/ Miratohet ligji kundër financimit të terrorizmit

k.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT