• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET PARAPRAKE NË KOSOVË/ 105 mijë votues me postë, më 6 qershor hapen përfaqësitë diplomatike
Home
Rajon

ZGJEDHJET PARAPRAKE NË KOSOVË/ 105 mijë votues me postë, më 6 qershor hapen përfaqësitë diplomatike

26 May, 2026 s.autor Rajon

Rreth 105 mijë qytetarë të Kosovës të regjistruar jashtë vendit po vijojnë të ushtrojnë të drejtën e votës përmes postës në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Procesi ka nisur dhe do të vijojë deri më 6 qershor.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pjesa më e madhe e pakove zgjedhore është shpërndarë tashmë, ndërsa votimi nga diaspora përmes postës po zhvillohet në mënyrë të rregullt.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar se votimi me postë përfshin rreth 105 mijë votues, ndërsa paralelisht është parashikuar edhe votimi fizik në përfaqësitë diplomatike për shtetasit e regjistruar në këtë mënyrë.

“Është duke u zhvilluar periudha përmes postës e cila vlen për rreth 105 mijë shtetas të RKS të cilët e kanë përzgjedhur këtë mënyrë të votimit, ndërkaq 28 shtete të tjerë që janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike duhet të presin datën 6 qershor kur parashihet me ligj që të organizohet votimit në misione diplomatike të RKS”, ka deklaruar Elezi.

Ndërkohë, më 6 qershor do të organizohet edhe votimi fizik në 30 përfaqësi diplomatike dhe konsullore të Kosovës në 28 shtete, me gjithsej 47 vendvotime të hapura.

Sipas një analize të organizatës GERMIN, votimi me postë mbetet forma kryesore e pjesëmarrjes së diasporës në proceset zgjedhore, duke reflektuar edhe rritjen e aksesit të qytetarëve jashtë vendit pas ndryshimeve ligjore të vitit 2023.

Institucionet përkatëse kanë theksuar se janë marrë të gjitha masat për të siguruar një proces të rregullt dhe pa probleme për votuesit jashtë vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OPERACIONI I SPAK DHE ANTIMAFIAS/ Kush është Ergys Kastrati, kreu i dyshuar i grupit kriminal?
Previous article TAKIMI NË VATIKAN/ Presidenti Begaj fton Papën të vizitojë Shqipërinë

s.autor

Postime të ngjashme

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete Rajon

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen Rajon

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret Rajon

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT