• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zgjedhjet në Turqi/ “Zoti u ka dërguar Erdoganin”, thirrja e fortë nga Bosnja
Home
Europë

Zgjedhjet në Turqi/ “Zoti u ka dërguar Erdoganin”, thirrja e fortë nga Bosnja

21 May, 2018 Ina.Autor Europë, Nderkombetare

Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç në fjalimin e tij në Kongresin e gjashtë të Unionit të Demokratëve Turq të Evropës (UETD) në Sarajevë, ku mysafir nderi është Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, tha se boshnjakët dhe turqit për një kohë të gjatë janë së bashku, dhe se shumë janë përpjekur për t’i ndarë nga besimi, identiteti dhe krenaria e tyre, por dështuan, raporton Anadolu Agency (AA). Të pranishmëve Izetbegoviç u tha se “Zoti ua ka dërguar Erdoğanin, të cilin duhet ndihmuar që të fitojë ana e drejtë”.

“Kam kënaqësi të shoh flamuj të përzier të Turqisë dhe BeH-së. Ne ishim së bashku për një kohë të gjatë dhe jetuam së bashku, luftuam së bashku. Për herë të fundit boshnjakët mbrojtën Turqinë në Çanakkala si atdheun e tyre”, tha Izetbegoviç. “Pasi historia na ka ndarë, fati ynë përsëri ishte i ngjashëm. Ata u përpoqën që turqit dhe boshnjakët t’i ndajnë nga feja e tyre, nga identitetit, nga krenaria e tyre, por siç thotë hadithi i Pejgamberit çdo 100 vjet Zoti dërgon një njeri të drejtë i cili do ta kthejë popullin në fe dhe kur e dërgon atë edhe e ndihmon dhe kur e ndihmon askush nuk nuk mund ta mposhtë”, tha ai. Izetbegoviç thekson se është e pabesueshme se si gjatë agresionit të fundit në Bosnjë e Hercegovinë, boshnjakët arritën të mbrohen.

“Ne boshnjakët e kishim Alija Izetbegoviç-in. Nuk mund të shpjegohet se si kemi arritur të mbrohemi. Kjo ishte e mundur vetëm me ndërhyrjen e Perëndisë dhe me vullnetin e tij. Sot nuk mund të shpjegoni se si Turqia arrin të mbajë këtë barrë dhe peshë të rëndë. Me kaq armiq brenda saj, në kufijtë e saj, me miliona refugjatë për të cilët kujdeset si për popullin e saj, Turqia jo vetëm që ballafaqohet me këtë, por edhe përparon. Sepse tani e keni njeriun që Perëndia ju ka dërguar, dhe emri i tij është Recep Tayyip Erdoğan. Kur Zoti ju dërgon një njeri të tillë, ju keni për detyrë ta ndihmoni, të jeni në anën e duhur, që të fitojë ana e drejtë. Nevojitet edhe pak që ana e drejtë të fitojë, këto janë votat tuaja të turqve nga Evropa. Qëndroni me udhëheqësin tuaj, jini me Turqinë, jini me fitore”, porositi Izetbegoviç. Me rastin e Kongresit para dhe brenda sallës Olimpike “Juan Antonio Samaranch – Zetra“ kanë ardhur rreth 20 qytetarë nga vendet e Evropës Perëndimore. Në kongres marrin pjesë anëtarë nga Gjermania, Austria, Belgjika, BeH, Finlanda, Franca, Holanda, Britania e Madhe, Suedia, Zvicra, Italia, Hungaria, Maqedonia, Norvegjia dhe Çekia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Eksperiment i rrezikshëm në Itali
Previous article NDRYSHE NGA ÇFARË E KENI PARË/ E çrregullt dhe pa tualet Angela Matrina na befason me pamjen e saj (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT