• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË TURQI/ A do ta mbështesin kurdët Kilicdaroglun?
Home
Nderkombetare

ZGJEDHJET NË TURQI/ A do ta mbështesin kurdët Kilicdaroglun?

16 March, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Rreth 15 deri në 20 për qind e elektoratit në Turqi janë me origjinë kurde. Kjo i bën votat e kurdëve absolutisht të nevojshme për një fitore zgjedhore. Dhe edhe pse partia e tretë më e madhe në Turqi, Partia Demokratike e Popujve (HDP), e cila është pro-kurde, nuk është pjesë e koalicionit elektoral të opozitës prej gjashtë partish, ka sinjale se edhe kjo parti do të mbështesë Kemal Kilicdaroglun.

Në sytë e shumë kurdëve Kilicdaroglu është më i besueshëm se partia e tij, CHP
Në sytë e shumë kurdëve Kilicdaroglu është më i besueshëm se partia e tij, CHP

Qëndrimi i votuesve kurdë karakterizohet nga pragmatizmi dhe shumë kurdë duan ta heqin qafe qeverinë e Erdoganit, e cila i ka shtypur gjithnjë e më shumë prej vitesh. Kjo është edhe pika që i bashkon me koalicionin zgjedhor të opozitës, qëllimi i përbashkët i gjashtë partive përbërëse të tij është të parandalohet rizgjedhja e Erdoganit.

Kilicdaroglu i besueshëm për kurdët

Instituti për anketime Rawest është specializuar për situatën politike në zonat kurde. Në një intervistë për DW, drejtori i këtij instituti, Roj Girasun, theksoi se shumë kurdë tani e shohin Kemal Kilicdaroglun me simpati: “Votuesit kurdë mund të votojnë për Kilicdaroglun, sepse i tërheq politika e tij. Mund të themi se Kilicdaroglu është një person që kurdët do ta votonin me kënaqësi”.

Roj Girasun, drejtor i Institutit për anketime Rawest
Roj Girasun, drejtor i Institutit për anketime Rawest

Në sytë e shumë kurdëve, Kilicdaroglu është më i besueshëm se partia e tij, CHP, thekson Girasun. “Nëse ky besim kombinohet me elementët e tjerë të koalicionit prej gjashtë partive dhe me mbështetjen e HDP-së, Kilicdaroglu do të marrë mbështetje masive nga votuesit kurdë”.

Votim i dyfishtë

Më 14 maj votuesit në Turqi do të kenë në duar dy fleta votimi: njërën për të zgjedhur presidentin dhe një tjetër për parlamentin. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2018, HDP fitoi në Dijarbakir rreth 65.5 për qind të të gjitha votave.

Ekspertët vlerësojnë se shumica e votuesve kurdë do t’ia japë sërish votën e tyre të parë HDP-së. Kurse në fletën e votimit për presidentin e ardhshëm, shumica do ta vendosë kryqin tek emri i Kilicdaroglut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOLDAVI: Goditje kundër një rrjeti pro rus
Previous article RRAHJE, PËRDHUNIME, RRËMBIME/ Rreth një mijë gra, viktima të dhunës në familje në Maqedoninë e Veriut në vitin 2022

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT