• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË SUEDI/ Partia ekstremiste e djathtë arriti suksesin që pritej, priten vështirësi në krijimin e qeverisë
Home
Europë

ZGJEDHJET NË SUEDI/ Partia ekstremiste e djathtë arriti suksesin që pritej, priten vështirësi në krijimin e qeverisë

10 September, 2018 k.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Partia ekstremiste e djathtë, “Demokratët Suedezë“ arriti suksesin që pritej, duke zënë vendin e tretë me 17,6%, partia e kryeministrit, Stefan Löfven arriti 28.4% të votave. Priten vështirësi në krijimin e qeverisë.

Të dielën 7,3 milionë suedezë zgjodhën parlamentin e ri të vendit. Socialdemokratët suedezë rreth kryeministrit, Stefan Löfven zenë vendin e parë me 28.4% të votave. Konservatorët e moderuar vendin e dytë me 19,8%, kurse shtimin më të madh të votave e pati Partia e ekstremit të djathtë “Demokratët Suedezë” arriti vendin e tretë duke kapur 17,6% të votave.

Löfven e ftoi opozitën pas zgjedhjeve për bisedime koalicioni. Priten vështirësi në krijimin e qeverisë.

Për një kohë të gjatë, Suedia konsiderohej si shtet model për çështjet sociale dhe miqësor ndaj të huajve. Por pasi në tre vitet e fundit në vend erdhën 300.000 emigrantë, për banor ky vend ka më shumë të huaj se çdo vend tjetër, gjendja ndryshoi. Nga kjo përfituan „Demokratët Suedezë”, SD, një parti ekstremiste e djathtë dhe armiqësore ndaj të huajve. .

Frika nga rënia sociale dhe dhuna

Në Suedi është rritur, ashtu si edhe në Gjermani, një frikë e paqartë, megjithë rritjen ekonomike dhe papunësinë e ulët, të cilën e shfrytëzojnë ekstremistët e djathtë. Socialdemokrati, Löfven nuk arriti t’i bindë zgjedhësit, megjithë kthesën në politikën e emigracionit, përmes një politike “ligj dhe rregull”.

Edhe incidentet e muajve të fundit u dhanë dorë “demokratëve suedezë”.  Në gusht të rinj benda një nate i vunë zjarrin në jugperëndim të vendit 100 automjeteve, edhe konfliktet mes bandave të dhunshme zënë kryetitujt e gazetave.

Për çdo krizë, si psh. ajo e zjarreve në pyje, përgjegjëse u bë qeveria e Löfven, vlerat e së cilës ranë gjithnjë e më shumë në sondazhe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Katër SUPER përforcime me vete/ Ja formacioni i ZIDANE tek Man United (VIDEO)
Previous article Mediet e huaja i japin jehonë rikthimit të PANUCCIT në Skoci, dikur i shtangte me ITALINË (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT