Ekipi i fushatës së Trump ka bërë një deklaratë të fortë pak minuta më parë duke thënë se ajo ka ngritur një proces gjyqësor në Michigan duke i kërkuar shtetit të ndalojë numërimin derisa të marrë një “qasje kuptimplotë” për të vëzhguar hapjen e fletëve të votimit dhe procesin e numërimit.
Ndërkohë, mbi këtë kerkesë ngritur në Gjykatën e Kërkesave të Miçiganit, nëpunësi i Gjykatës së Kërkesave, Morgan Adams, i tha CNN se gjykata nuk e ka marrë regjistrimin.
Kujtojmë se pak orë më parë Joe Biden bëri kthesën spektakolare në Michigan me 49.59%, gjë e cila është shoqëruar me reagime të ashpra dhe akuza për vjedhje votash nga Presidenti Trump.
AlpeNews.al


