• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË SHBA/ Republikanët marrin gjysmën e vendeve të SENATIT
Home
Nderkombetare

ZGJEDHJET NË SHBA/ Republikanët marrin gjysmën e vendeve të SENATIT

12 November, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Senatori republikan nga Alaska, Dan Sullivan, u rizgjodh të mërkurën, duke i siguruar partisë së tij të paktën 50 nga 100 vendet e senatit për dy vitet e ardhshme, ndërsa kontrolli i dhomës mbetet i paqartë deri pas shpalljes së rezultateve të balotazhit të Xhorxhias në janar.

Pas numërimit të ngadaltë të votave në shtetin më veriperëndimor të ShBA-së, agjencitë e lajmeve erdhën në përfundim se zoti Sullivan ka një epërsi të pakapërcyeshme ndaj Al Gross, kirurgut ortopedik që garoi si kandidat i pavarur me mbështetjen e demokratëve. Rezultatet e nxjerrin pëpara senatorin Sullivan me një diferencë prej 20 përqind.

Senatori republikan nga Alaska, Dan Sullivan, gjatë një seance dëgjimore në Kongresin amerikan më 7 maj 2020.
Senatori republikan nga Alaska, Dan Sullivan, gjatë një seance dëgjimore në Kongresin amerikan më 7 maj 2020.

Sigurimi i gjysmës së vendeve në Senat nga republikanët, shton vëmendjen në garat e balotazhit që mbahen më 5 janar në shtetin jugor të Xhorxhias.

Ligjvënësit konservator republikan, seantori David Perdue dhe Kelly Loeffler, që aktualisht mbajnë dy vendet, nuk arritën të fitojnë mbi 50 për qind të votave, duke u detyruar të përballen në balotazh.

Zoti Perdue përballet me demokratin Jon Ossoff, një gazetar hulumtues i cili humbi me rezultat të ngushtë garën e vitit 2017 për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve, përpara se të garonte me zotin Perdue për një vend në Senat.

Kandidati demokrat për Senat, Jon Ossoff, pas një konference shtypi në Atlanta të Xhorxhias më 10 nëntor 2020.
Kandidati demokrat për Senat, Jon Ossoff, pas një konference shtypi në Atlanta të Xhorxhias më 10 nëntor 2020.
Kandidati republikan për Senat, Senatori David Perdue, duke folur në aeroportin Peachtree Deklab në Atlanta më 2 nëntor 2020.
Kandidati republikan për Senat, Senatori David Perdue, duke folur në aeroportin Peachtree Deklab në Atlanta më 2 nëntor 2020.

Zonja Loeffler, e cila u zgjodh senatore në fillim të vitit 2020, po përballet me Raphael Warnock, një demokrat progresiv i cili është pastor në Kishën Baptiste Ebenezer në Atlanta.

Në garën për këtë vend morrën pjesë më shumë se dy kandidatë. Zoti Warnock siguroi numrin më të madh të votave, por nuk e kaloi 50 përqindëshin e nevojshëm për të fituar. Zonja Loeffler ishte e dyta. Balotazhi mes tyre do të zhvillohet më 5 janar.

Edhe në garën tjetër, zoti Perdue udhëhoqi me rezultat të ngushtë ndaj zotit Ossof, por votat që fitoi një kandidat i tretë nuk i lejuan asnjerit prej tyre të siguronte 50 përqindëshin e duhur.

Kandidatja republikane për Senat, Kelly Loeffler, gjatë një tubimi fushate në Marietta të Xhorxhias, më 11 nëntor 2020.
Kandidatja republikane për Senat, Kelly Loeffler, gjatë një tubimi fushate në Marietta të Xhorxhias, më 11 nëntor 2020.
Raphael Warnock, kandidati demokrat për Senatin amerikan, duke folur gjatë një tubimi në Atlanta të Xhorxhias më 3 nëntor 2020.
Raphael Warnock, kandidati demokrat për Senatin amerikan, duke folur gjatë një tubimi në Atlanta të Xhorxhias më 3 nëntor 2020.

Nga rezultatet e deritanishme, demokratët do të kenë 48 vende në Senat, një më shumë sesa kanë tani. Nga zgjedhjet e 3 nëntorit ata humbën një dhe fituan dy vende.

Nëse republikanët fitojnë një, ose të dy garat e Xhorxhias, ata sigurojnë shumicën në Senat për dy vitetet e ardhshme. Por nëse kandidatët demokratë Ossoff dhe Warnock fitojnë të dyja vendet, Senati do të ndahej 50-50 midis republikanëve dhe demokratëve.

Nëse ndodhë kjo, vota vendimtare hidhet nga nënpresidenti, pra në rastin konkret nënpresidentja e zgjedhur Kamala Harris. Demokratët do të ishin në gjendje të siguronin kryesimin e të gjitha komisioneve të Senatit që merren me legjislacionin dhe miratimin e emërimeve të presidentit për në postet kryesore të qeverisë dhe gjykatat federale.

Një shumicë e tillë legjislative, nëse demokratët votojnë si një bllok, do t’i jepte Presidentit të zgjedhur Joe Biden shansin për të miratuar agjendën e tij legjislative për një mori çështjesh.

Por nëse republikanët mbajnë kontrollin e Senatit dhe me demokratët që tashmë kanë siguruar kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, administratës së ardhme të zotit Biden do t’i duhej të negocionte gjerësisht për çështje të diskutueshme si taksat, imigracioni, kujdesi shëndetësor dhe çështje të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇËSHTJA E TAMPONËVE TEK LAZIO/ Portieri Strakosha dhe Leiva rezultojnë negativ, por…
Previous article KA VUAJTUR DËMTIME TË SHUMTA/ Inter me plan të specializuar për "motorin" e mesfushës

F.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT