Mbështetësit e presidentit amerikan Donald Trump kanë nisur të mos i besojnë më “Fox News”, rrjetit televiziv të drejtuar nga Rupert Murdoch.
Arsyeja është se aleati që dikur ishte shumë i ngushtë me Trump, sa që populli mendonte se funksiononte si “media shtetërore”, të mërkurën ka shpallur fitoren e Joe Biden në disa shtete amerikane.
Protestuesit pro-Trump në Arizona, të mbledhur jashtë ambienteve qendrave zgjedhore kanë treguar pakënaqësi ndaj kanalit televiziv duke brohoritur “Fox News ta shpif”, ndërsa një person në Nevada ka brohoritur këtë slogan gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të këtij televizioni.
Këto pakënaqësi ata i kanë shprehur edhe në një grup në Facebook me rreth 300 mijë anëtarë mbështetës të Trump duke thënë se janë ndjerë “të tradhëuar” teksa ndiqnin “Fox News” natën e zgjedhjeve. Facebook mori masa duke e fshirë këtë grup.
Në Tëtiter, disa mbështetës e etiketonin kanalin televiziv si “fake news”.
Tani disa prej tyre shprehen se po i kushtojnë më shumë vëmendje mediave të vogla që janë pro-Trump, të tilla si Newsmax ose One America News (OAN). Kjo e fundit konsiderohet si një media që përkrah dhe shpërndan teoritë-konspirative.
Edhe vetë Donald Trump, vitin e kaluar ka publikuar një postim në Tëitter duke shkruar për “OAN” se “po bën një raportim të mrekullueshëm”.