Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA janë ende të paqarta, pasi sot epërsia e Joe Biden në shtetin e Arizonës u zvogëlua.
Mirëpo, kaosi goditi qendrën e numërimit të zgjedhjeve në një qark vendimtar të Arizonës të mërkurën në mbrëmje, pasi një grup i madh i mbështetësve të Trump u mblodhën për të protestuar dhe një grua madje hyri brenda ndërtesës për të prishur procesin e numërimit.
Mbështetësit e Trump, disa prej tyre të armatosur, zbritën në qendrën e numërimit për të kërkuar numërimin e çdo vote
Mbështetësit e presidentit rrethuan ndërtesën duke brohoritur “numëroni votën”. Kjo erdhi pas fushatës së Trump dhe disa komentatorë të mëdhenj, të cilët kritikuan vendimin e Fox Neës dhe Associated Press për të thirrur shtetin që të numëroj më shumë se 400,000 vota që ende nuk llogariten.
Pamjet nga jashtë qendrës së numërimit treguan turmën e zemëruar teksa bërtisnin dhe brohorisnin se vota po shtypej dhe se zgjedhjet ishin të padrejta.





