Vajza e presidentit Donald Trump ka reaguar në lidhje me zhvillimin e procesit të numërimit të votave në ShBA.
Përmes një postimi në Twitter, Ivanka shkruan se nuk ka hequr dorë nga kjo betejë politike, duke thënë se çdo votë legale duhet të numërohet, e ato ilegale të mos numërohen.
“Çdo votë legale duhet të numërohet, e çdo votë ilegale nuk duhet të numërohet. Nuk duhet të ketë diçka kontroverse”, shkruan Ivanka Trump.



