• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË RUMANI/ Presidenti shkon në balotazh me ish-kryeministren, Dancila “fiton” bastin
Home
Nderkombetare

ZGJEDHJET NË RUMANI/ Presidenti shkon në balotazh me ish-kryeministren, Dancila “fiton” bastin

11 November, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti aktual i Rumanisë, Klaus Iohannis, pritet të përballet në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me ish-kryeministren Viorica Dancila.

Me gati të gjitha votat e numëruara nga zgjedhjet e së dielës, Byroja Qendrore e Zgjedhjeve tha se Iohannis, i mbështetur nga Partia Nacional-Liberale – subjekt i qendrës së djathtë që mban pushtetin në Rumani – ka dalë i pari me 36.9 për qind të votave.

Dancila, udhëheqëse e Partisë Socialiste Demokratike, e qendrës së majtë, siguroi 23.5 për qind të votave. Balotazhi do të mbahet më 24 nëntor.

Pjesëmarrja ka qenë më e ulëta në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë post-komuniste – më pak se 48 për qind e mbi 18 milionë votuesve e kanë shfrytëzuar të drejtën për votim.
Hyrja e Dancilas në balotazh shihet si fitore personale për të, pasi ka thënë se do të japë dorëheqje si udhëheqëse e partisë në rast të humbjes në raundin e parë të zgjedhjeve.

Iohannis, nga ana tjetër, është zotuar se do të vazhdojë të forcojë sundimin e ligjit dhe se do të luftojë korrupsionin- problemin endemik të Rumanisë që nga rënia e komunizmit, tri dekada më parë.

Rumania, anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, konsiderohet si një nga vendet më të korruptuara evropiane. Në një raport muajin e kaluar, Komisioni Evropian e ka kritikuar ashpër Bukureshtin për ngecjen në reformat gjyqësore dhe luftimin e korrupsionit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJYQI MË I PAPARË NË SHQIPËRI/ Elifara martohet me burrin që e përndoqi, "dasma" në sallë
Previous article SHTYHET SËRISH SEANCA PËR SHULLAZIN/ Debate të ashpra në seancë mes gjyqtares dhe të pandehurit

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik... Aktualitet

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik...

"OPERACIONI NË PROCES"/ Sulmet ndaj Iranit, Trump paralajmëron Teheranin: Mos u hakmerreni se ju godasim përsëri dhe më fort Botë

"OPERACIONI NË PROCES"/ Sulmet ndaj Iranit, Trump paralajmëron Teheranin: Mos u hakmerreni se ju godasim përsëri dhe më fort

I NXEHTI BËN "NAMIN" NË SPANJË/ Mbi 5 mijë vdekje në tre muaj nga temperaturat ekstreme Botë

I NXEHTI BËN "NAMIN" NË SPANJË/ Mbi 5 mijë vdekje në tre muaj nga temperaturat ekstreme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT