• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË QARKUN DURRËS/ KAS rrëzon kërkesën e PD për marrjen e provave shtesë
Home
Politikë

ZGJEDHJET NË QARKUN DURRËS/ KAS rrëzon kërkesën e PD për marrjen e provave shtesë

24 May, 2021 s.autor Politikë

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi sot me shumicë votash rrëzimin e kërkesës së PD të mbështetur nga LSI për marrjen e provave shtesë, që sipas ankimuesit konfirmojnë manipulimet zgjedhore në qarkun Durrës.

“Me shumicë votash KAS rrëzoi kërkesën për marrjen e këtyre provave, përveç 2 provave të cilat janë kërkuar nga 2 anëtarët në mënyrë të posaçme sipas një të drejte që iu jep Kodi”, tha relatori Koli Bele.
Ai shpjegoi pse KAS vendosi ta rrëzojë këtë kërkesë. “Subjekti ankues kërkoi të merrte në cilësinë e provës 19 informacione specifike nga insititucione të ndryshme që veprojnë në territor. Subjekti ankues nuk ka bërë një përpjekje për të siguruar paraprakisht prova sikurse kërkon shkronja c. Ky është një kusht që duhet të demonstrohet. S’është plotësuar në momentin që paraqitet kërkesa për marrjen e provës. Përndryshe dispozita nuk do ta kërkonte që kërkuesi të paraqiste njëkohësisht me kërkesën edhe arsyet pse nuk ka qenë i mundur sigurimi”, tha ai.

“Informacionet e kërkuara nuk gëzojnë cilësinë e provës sipas Kodit të Procedurës Civile dhe për këtë shkak nuk mund të kërkohen si të tilla. Kodi garanton të drejtën për të kërkuar prova, jo sende që nuk janë të tilla. Llojet e provave janë të përcaktuara. Asnjë prej kërkimeve nuk bën pjesë në llojet e provave që i përcakton Kodi i procedurës Civile. Kërkimi nga institucionet shtetërore i informacioneve që nuk ekzistojnë në kohën e kërkimit. Pra siç janë të dhënat e kallëzimeve penale, por që duhet të prodhohen prej tyre në një kohë të pacaktuar, del jashtë tagrave që i njeh KAS-it Kodi Zgjedhor”, tha Bele.

Me kërkesë të anëtarëve të KAS, Ledio Braho dhe Elvis Çefa KAS do të marrë të dhënat e kryqëzuara të shenjave të gishtave për qarkun Durrës.

“Do i kërkohet administratës të prodhojë kryqëzimin e PEI. Për të sqaruar dhe për të ndihmuar procesin, më rezulton që ky informacion nga pikëpamja administrative është tashmë i gatshëm”, tha relatori Bele.

“Ndërkaq në këtë proces ndryshe nga të mëparshmit u kërkua marrja e një prove që është identifikimi i një numri të caktuar zgjedhësish që z. Logu e cilësoi 300 zgjedhës”, tha Bele.

Në lidhje me këtë kërkesë, relatori Bele sqaroi se “nga një verifikim paraprak i kësaj liste, ne nuk na rezultojnë 300, janë rreth 150 numri i saktë do të identifikohet nga administrata në eventualitetin që do t’i kthejë përgjigje kësaj kërkese. Dy anëtarët mendojnë se kjo i vlen dhe si material zgjedhor duhet të merret. Do paraqitet kërkesa paraprake siç e kemi bërë procedurë. Do i lutesha KQZ që të verifikonte krahas mundësisë teknike edhe caqet ligjore të plotësimit të kësaj kërkese. E theksoj shumica mendon se nuk mund të merret informacioni për zgjedhësit nëse kanë votuar apo jo por kjo është një gjë që do ta vlerësoni sipas kërkesës”.

Më herët avokati i PD Marash Logu, akuzoi drejtuesit e PS në Durrës dhe kandidatët për deputetë si personat që sipas tij kanë bërë shit-blerje votash në qarkun e Durrësit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GARA NË PD NUK ËSHTË DEMOKRATIKE"/ Mustafaj: Berisha “non grata”? Eshtë në një proces gjyqësor, të presim
Previous article RINDËRTIMI I SHKOLLËS NË SUKTH/ Rama: Gati të presë 705 nxënës dhe 80 fëmijët e kopshtit

s.autor

Postime të ngjashme

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave

U PËRGJIGJET ATYRE QË E SULMUAN ME VEZË NË NEW YORK/ Rama: Pulat histerike ta mbajnë vath në vesh se… Politikë

U PËRGJIGJET ATYRE QË E SULMUAN ME VEZË NË NEW YORK/ Rama: Pulat histerike ta mbajnë vath në vesh se…

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Breaking News

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt'

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT