Anëtarët e Asamblesë së Partisë Socialiste në Vaun e Dejës kanë zgjedhur kryetarin e kësaj force politike, përmes një procesi të zhvilluar sot me praninë dhe të të deleguarit Alfred Peza.
Socialistët e Vaut të Dejës kanë zgjedhur si përfaqësues të tyre Kristian Shkrelin, përballë kandidatit tjetër Elvis Preçi. Edhe sekretari për mediat i PS dhe njëherësh i deleguar nga qendra për veriun, Alfred Peza, ka thënë se procesi ka qenë i qetë.
“Asambleja e zgjeruar e PS në Vaun e Dejës votoi sot për Kryetarin.
Fryma e bashkëpunimit u pa tek të gjithë anëtarët që morën pjesë duke treguar seriozitet në proçesin e votimit që u zhvillua në kushte të qeta dhe demokratike.
I uroj suksese kryetarit të zgjedhur Kristian Shkreli dhe kandidatit Elvis Preçi”, shkruan Peza.
Ndërkohë, më herët në Pukë zgjedhjet për kryetar nuk kanë prodhuar rezultat, pasi Marash Kolaj edhe pse i vetëm në garë, nuk ka marrë dot konfirmimin.
🌹Asambleja e zgjeruar e PS në Vaun e Dejës votoi sot për Kryetarin😀🤝Fryma e bashkëpunimit u pa tek të gjithë anëtarët…
Gepostet von Alfred Peza am Samstag, 11. Januar 2020


