Nderkohe qe Vetevendosje ka deklaruar fitoren dhe festa ka nisur qe mbreme, të dhënat nga KQZ-së, tregojnë se deri më tani janë numëruar 95,88% të votave, apo 2442 vendvotime nga 2547 gjithsej.
Rezultati i fundit tregon se Lëvizja Vetëvendosje është e para me një rezultat 25,79%, 197,966 vota. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,05%, apo 192,300 vota.
Kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani në një konferencë për media ka falënderuar qytetarët për zgjedhjet e qeta dhe të rregullta. Ajo tha se do të presin numërimin e votave të mërgatës dhe votave me kusht për të ditur fituesin e zgjedhjeve të sotme të parakohshme parlamentare.
“Së bashku me PDK kemi punuar shumë që t’i fitojmë këto zgjedhje por nuk fituam.Qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe ne e pranojmë. PDK do të kalojë në opozitë por ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë kombit dhe shtetit”, tha ai në një konferencë për media. Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit të procesit të sotëm zgjedhor, në të cilat koalicioni i përbërë nga partia e tij, AAK dhe PSD-ja, sipas rezultateve ende jo përfundimtare është radhitur e katërta, me rreth 11 për qind të votave.
Haradinaj ka përgëzuar qytetarët për nivelin e lartë të pjekurisë politike dhe demokratike, ndërsa ka falënderuar institucionet për organizimin e zgjedhjeve dhe mbarëvajtjen e tyre.
Zhvillimet deri mbreme
Zgjedhjet në Kosovë/ Vetëvendosja thellon avantazhin, Albin Kurti fton si Kryeministër LDK për Qeverinë e re
Komisioni Qendror Zgjedhor ka nisur të publikojë, në faqen e saj zyrtare, rezultatet e zgjedhjeve që u zhvilluan sot ne Kosove, pas përfundimit te procesit te votimit.
Në numërimin e 85 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë epërsinë ndaj LDK-së, ndërsa pas tyre vjen PDK-ja, me mbi 6 mijë vota diferencë, ndërsa kreu i saj, Albin Kurti ka shpallur fitoren.
“Nesër ftoj LDK-në për të filluar bisedimet për qeverinë e re me mua Kryeministër”, u shpreh ai nder te tjera.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, ka ftuar qytetarët që të dalin në sheshin e Prishtinës dhe të festojnë duke thënë se që nga nesër do t’i fillojë përpjekjet për themelimin e Qeverisë.


