• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Kurti kryeson me 49.3%, drejt formimit të qeverisë i vetëm! PDK forcë e dytë me 21%, LDK 13.59%
Home
Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Kurti kryeson me 49.3%, drejt formimit të qeverisë i vetëm! PDK forcë e dytë me 21%, LDK 13.59%

29 December, 2025 s.autor Breaking News, Rajon

Kosova ka zhvilluar zgjedhjet e dyta parlamentare pas 9 muajsh nga procesi i parë zgjedhor. Këto zgjedhje të jashtëzakonshme u zhvilluan në kushtet e një shteti drejt kolapsit pas dështimit të Partisë Lëvizja Vetëvendosje për të krijuar qeverinë.

Nga numërimi i 2.557 kutive të votimit, është Albin Kurti me partinë LVV që kryeson bindshëm me 49.30%. Pas LVV-së renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e drejtuar nga Bedri Hamza me 21.01% dhe në vend të tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me kryetar Lumir Abdixhiun, i cili ka arritur të sigurojë 13.59%.
Abdixhkiu në një deklaratë për media deklaroi se do të marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë duke paralajmëruar kështu dhe për një dorëheqje të mundshme nga drejtimi i partisë. Nga ana tjetër, Albin Kurti ka shpallur fitoren e parakohshme ndërsa ftoi dhe partitë opozitare për bashkëpunim, kryesisht për çështjet ndërkombëtare.Ndërkohë ende për tu numëruar janë votat me postë, ato me nevoja të veçanta dhe votat me kusht, e më pas do të shpallen rezultatet përfundimtare. Kreu i KQZ Kreshnik Radoniqi deklaroi se sot do të nisë numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave për subjektet politike.
Nga zgjedhjet e 9 shkurtit, LVV arriti të siguronte 42.30% të votave, e përkthyer në 48 mandate. Në vend të dytë u rendit PDK me 20.95% të votave ose 24 mandate, pasuar nga LDK me 18.27% vota përkthyer në 20 mandate.
Me rezultatin që ka marrë Kurti, në bazë të përllogaritjes mund të prodhojnë 56 deputetë. Kurtit i duhen jo më shumë se 5 deputetë nga 10 që kanë pakicat jo serbe për të formuar pa shumë kokëçarje qeverinë “Kurti 3”.
Me përllogaritjen sipas formulës “D’Hondt”, Partia Demokratike e Kosovës me 21 për qind të votave ka 23 deputetë. Lidhja Demokratike ka 15 deputetë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 6 deputetë.
Në krahasim me zgjedhjet e shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje është rritur me 8 deputetë, nga 48 sa i kishte.
Ndërkaq, PDK-ja e humbi një deputet.
Humbësja më e madhe është LDK-ja që ka humbur pesë deputetë, nga 20 sa kishte.
AAK-ja në koalicion me Nismën ka pasur 8 deputetë.
Kjo përllogaritje vlen pa u numëruar votat nga postë dhe ato në përfaqësi diplomatike.
20 ulëse të tjera në Kuvendin e Kosoës ndahen në 10 për komunitetin serb dhe 10 për komunitetet tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËDHËNIA BE-SHBA/ Analiza e DW: Europa është ndërgjegjësuar se është vetëm
Previous article ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen 90 % e votave, Vetëvendosje thellon rezultatin. PDK forcë e dytë, LDK forcë e tretë

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë Aktualitet

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit Aktualitet

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri Aktualitet

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT