• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË KOSOVË/ AAK-PSD drejt koalicionit parazgjedhor
Home
Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ AAK-PSD drejt koalicionit parazgjedhor

17 August, 2019 k.autor Rajon

Partitë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt dhe socialdemokratët e Shpend Ahmetit po bëhen gati për një koalicion për zgjedhjet e vjeshtës.

Mediet në Prishtinë raportojnë se palët mund të qartësojnë marrëveshjen ditën e hënë, dhe se mund të jenë dakordësuar për pikat programore.

Në një intervistë per “Radion Europa e Lirë”, Ahmeti tha të shtunën se për PSD, ka rëndësi që koalicioni i ardhshëm të fokusohet te lufta kundër korrupsionit, duke huazuar edhe nga procesi i vetingut në Shqipëri.

“Ne kërkojmë procesin e vettingut, një lloj vettingu për sistemin gjyqësor, sistemin policor, për politikanët, që në të ardhmen të kemi një shtet më funksional. Natyrisht e kërkojmë pjesën e zhvillimit ekonomik, por edhe mbrojtjen sociale, të drejtat e punëtorëve, pensionistëve,” theksoi Ahmeti.

Sipas tij, këto objektiva nuk ka ndër mend t’i arrijë në koalicion me demokratët e Kadri Veselit apo me “Lëvizjen Vetëvendosja” të Albin Kurtit.

Luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit e veçon si sfidë të ardhshme edhe vetë Veseli.

Duke folur për zgjedhjet e ardhshme, shefi i PDK-së tregoi të shtunën se do të ishte kryeministri ideal dhe më i respektuar nga partnerët e huaj, ndryshe nga kolegu i tij Haradinaj.

“Kosovës i duhet një Kryeministër që është i mirëpritur dhe i respektuar në Shtëpi të Bardhë dhe Bruksel. Një kryeministër që do t’i thellojë marrëdhëniet me aleatët dhe jo dikush që i dëmton ato,” deklaroi Veseli në një intervistë dhënë gazetës “Zëri”.

Ndërkohë edhe partitë LDK dhe Vetëvendosje po bashkërendojnë aksionin e tyre opozitar përpara seancës së 22 gushtit për shpërndarjen e parlamentit të Kosovës.

Dy grupimet nuk kanë bërë të ditur a do të garojnë si koalicion në zgjedhjet e vjeshtës, por kreu i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, u shpreh për mediet vendase se  nëse aleanca vihet në jetë, LDK-së si partia më e madhe do i takonte posti i kryeministrit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRENDET E VERËS 2019/ Bikinit që ''fiksuan'' VIP-et shqiptare (FOTO)
Previous article YLLI I ROMËS RINOVOI KONTRATËN/ Agjenti i Dzeko "thumbon": Nuk mund të prisnim Mauro Icardin...

k.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë Rajon

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT