• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË IRAN/ Rezultatet paraprake nxjerrin fitues krahun anti-perëndimor
Home
Nderkombetare

ZGJEDHJET NË IRAN/ Rezultatet paraprake nxjerrin fitues krahun anti-perëndimor

23 February, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare të së premtes tregojnë se konservatorët kanë fituar 70 për qind të 290 vendeve në parlament, ndjekur nga të pavarurit me rreth 20 për qind dhe reformistët me 10 për qind.

Megjithatë shumë vëzhgues kanë tërhequr vëmendjen për një pjesëmarrje jashtëzakonisht të ulët të votuesve në shumë pjesë të vendit.

Pamje filmike amatore të transmetuara nga mediat arabe e iraniane tregonin disa persona jashtë qendrave të votimit në Iran tek shpreheshin se zyrtarët zgjedhorë kishin vjedhur zgjedhjet parlamentare të së premtes. Zëri i Amerikës nuk ka mundur t’i konfirmojë në mënyrë të pavarur pretendimet e tyre, por me dhjetëra video të hedhura në mediat sociale nga gazetarë e qytetarë tregonin një pjesëmarrje tejet të ulët në shumë vendvotime.

Gjithashtu pati disa njoftime në mediat sociale se pjesëmarrja ishte aq e ulët, sa zyrtarët iranianë vendosën që të mos i shpallin përqindjet e saktë të pjesëmarrjes për çdo rajon, por në total për të gjithë vendin.

Megjithë pjesëmarrjen në dukje të ulët, media iraniane shfaqi pamje filmike të Presidentit Hassan Rouhani duke pohuar se zgjedhjet e së premtes ishin “një ngjarje e lavdishme në historinë e vendit dhe të revolucionit Islamik”.

Ai shtoi se vendvotimet në të gjithë vendin ishin të lidhura në internet dhe se ai ishte i mahnitur me punën e zyrtarëve zgjedhore.

Por fotot që qarkullonin në mediat sociale, tregonin zyrtarët zgjedhorë në një numër vendvotimesh tek zbraznin kutitë e votimit në dysheme dhe i numëronin ato me dorë.

Ish-presidenti iranian Abolhsan Bani Sadr i tha Zërit të Amerikës se sipas raporteve që ai kishte është parë, më shumë se 80 përqind e iranianëve i kishin bojkotuar zgjedhjet dhe se qeveria nuk priste një reagim kaq të fortë nga publiku.

Ndërkohë zgjedhjet parlamentare të Iranit duket se përkojnë me një rritje të frikës në publik për shkak të shpërthimit të koronavirus në disa qytete të vendit./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANIKU NGA KORONAVIRUSI/ Anulohet ndeshja e Interit dhe dy të tjera
Previous article "KËSAJ DUHET T'I JAPIM FUND"/ Guterres: Kolonializmi ende reziston në 17 territore

Delo.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik Botë

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran Botë

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran

ALARM në Britani: Ushtria mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet për mungesë fondesh Botë

ALARM në Britani: Ushtria mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet për mungesë fondesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT