• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË HONG-KONG/ Protestuesit pro demokracisë shkatërrojnë frontin pro-Pekinit, Lam: Do dëgjojmë me përulësi qytetarët
Home
Nderkombetare

ZGJEDHJET NË HONG-KONG/ Protestuesit pro demokracisë shkatërrojnë frontin pro-Pekinit, Lam: Do dëgjojmë me përulësi qytetarët

25 November, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Pas më shumë se pesë muaj protestash kundër qeverisë, zgjedhjet lokale për rinovimin e këshillave në Hong Kong ishin një provë për administratën e Carrie Lam, por mbi të gjitha termometër i mbështetjes popullore për protestuesit pro-demokracisë.

Rezultatet e para tregojnë triumfin e frontit pro-demokracisë dhe mesazhin e fortë që Hong Kongu do t’i dërgojë autoriteteve të Republikës Popullore të Kinës, humbjen e shumë kandidatëve të zgjedhur nga Pekini dhe fitoren e mjaftë figurave që kanë qënë në krye të lëvizjes protestuese.

Parashikimet u japin kandidatëve pro-qeveritar vetëm 6.2% të votave ndërsa kandidatët nga rradhët e protestuesve rreth 43.4%.

Pjesëmarrja ne votime ishte mbi 71.2%, me mbi një milion e gjysmë më shumë votues sesa katër vjet më parë (47%).

Nëse deri më tani partitë pro-Pekinit kanë mbizotëruar këshillat e rretheve,  votimi i djeshëm do të ketë ndikim edhe në zgjedhjet e ardhshme të kreut të qeverisë së Hong Kong-ut.

Nga 452 vendet bosh në këshillat e rretheve, 388 tani e tutje do ti takojnë përfaqësuesve pro demokracisë demokratë, të cilët kanë siguruar 57% të votave në përgjithësi.

Në një koment të parë, guvernatorja Carrie Lam, e besuara e Pekinit, deklaroi se ‘Qeveria do të respektojë rezultatin e votimit’, kurse zëdhënësi i Qeverisë kineze tha se ‘Hong Kongu është një pjesë integrale e Kinës, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve’ kurse Ministri i Jashtëm kinez Wang tha se ‘ Përpjekjet për të cenuar dhe dëmtuar nivelin e prosperitetit dhe stabilitetit të Hong Kongut do dështojnë’.

Sistemi zgjedhor i ish-kolonisë Britanike parashikon që fronti që merr shumicën e votave në këshillat e rretheve dërgon 117 përfaqësues në Komitetin Zgjedhor të përbërë nga 1.200 njerëz – kryesisht të zgjedhur nga zgjedhjet e Përgjithshme, të cilët në vitin 2022 do të emërojnë drejtuesin e ri të Hong Kongut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DIGJET MAKINA E GJYQTARIT ANDRI YMERI/ Policia ka identifikuar dy autorët dhe po punon për kapjen e tyre
Previous article "KAP Ç'TË KAPËSH"/ Rama prezanton sot paketën Anti-KÇK: Do shkatërrojë foletë e krimit

k.autor

Postime të ngjashme

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT