• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË GJERMANI/ Rritja e së djathtës ekstreme, Trump mbështet akuzat e Vance ndaj Evropës
Home
Nderkombetare

ZGJEDHJET NË GJERMANI/ Rritja e së djathtës ekstreme, Trump mbështet akuzat e Vance ndaj Evropës

15 February, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), aktualisht renditet e dyta në sondazhet për zgjedhjet e ardhshme federale. Por pse diskutohet kaq shumë për AfD-në?

Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), e klasifikon AfD-në si parti të dyshuar për ekstremizëm, ndërsa organizatën e saj rinore “Alternativa e Re” e ka shpallur zyrtarisht si ekstremiste shkruan DW.

Megjithëse AfD është distancuar nga krahu i saj rinor, politika e saj vijon të mbetet ekstreme.

Arsyeja? Qëndrimi i ashpër i kësaj partie ndaj emigrantëve në Gjermani, veçanërisht atyre me prejardhje myslimane.

Diskutimet për “riimigrimin”

AfD-ja ka futur në përdorim termin kontradiktor “riimigrim”, i cili ka shkaktuar kritika të shumta.

Para pak kohësh AfD-ja shpërndau në qytetin Karlsruhe “bileta riimigrimi”, shumica e të cilave u hodhën në kutitë postare të emigrantëve.

Qëndrimi ndaj komunitetit LGBTQ+

Edhe pse liderja e partisë AfD, Alice Weidel, ka një partnere femër, kjo parti kundërshton martesat e së njëjtës gjini dhe të drejtat e komunitetit LGBTQ+. Weidel është akuzuar gjithashtu për përhapje dezinformimi, për shembull, kur kohët e fundit tha se Adolf Hitleri ishte komunist.

Koalicion me AfD?

Megjithëse është shumë e pamundur që ndonjë parti të krijojë koalicion me AfD-në dhe që kjo parti të jetë pjesë e qeverisë së re, shumë kanë frikë se grupi konservator CDU/CSU i Friedrich Merz-it mund të vendosin të bashkëpunojnë me AfD-në për disa politika.

Dy javët e fundit para zgjedhjeve kjo ka shkaktuar protesta masive kundër fashizmit në të gjithë Gjermaninë.

Presidenti Trump mbështet akuzat e Vance ndaj Evropës

Presidenti amerikan Donald Trump i mbrojti akuzat e bëra nga zëvendëspresidenti J.D. Vance se liria se shprehjes nc Evropë është në rrezik. “Ata në Evropë po e humbasin të drejtën e tyre të mrekullueshme për lirinë e fjalës,” tha Trump në një takim me gazetarë.

Problemi me emigracionin

Trump tha se e kishte ndjekur fjalimin e Vance për lirinë e shprehjes në Evropë. “Unë mendoj se mendimi i tij është i drejtë”, shtoi Trump. Evropa ka gjithashtu “një problem të madh me emigracionin”.

Në fjalimin e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Vance tha se, sipas tij, liria e shprehjes në Evropë është duke u kufizuar. Si provë për këtë ai përmendi ndër të tjera dënimin e një emigranti irakian për djegien e disa kopjeve të Kuranit në Suedi, si dhe anulimin e zgjedhjeve presidenciale në Rumani për shkak të akuzave për ndërhyrje nga ana e Rusisë.

Kritika nga politikanët gjermanë

Kancelari Scholz dhe ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, i quajnë “të papranueshme” komentet zëvendëspresidentit amerikan JD Vance për demokracinë evropiane.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz i hodhi poshtë komentet e zëvendëspresidentit amerikan, JD Vance në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, në lidhje me mungesën e demokracisë dhe fjalës së lirë në Evropë. Po ashtu Vance tha se imigrimi masiv është një çështje që nënvlerësohet nga të gjitha vendet e Evropës.

“Unë i kundërshtoj shprehimisht ato që tha zëvendëspresidenti i SHBA-së Vance në Konferencën e Sigurisë së Mynihut,” postoi Scholz në platformën X.

“Nga përvoja e nacional-socializmit, partitë demokratike në Gjermani kanë një konsensus të përbashkët: ky është kufiri kundër partive ekstremiste të djathta.”

Pistorius: Komentet e JD Vance ‘të papranueshme’

Edhe ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e kishte kritikuar më parë ashpër JD Vance, i cili i akuzoi qeveritë evropiane se injorojnë shqetësimet e votuesve lidhur me imigracionin si dhe se shtypin lirisë së fjalës.

“Nënpresidenti i SHBA vuri në pikëpyetje demokracinë për të gjithë Evropën,” tha Pistorius në Konferencën e Sigurisë në Mynih. “Ai flet për asgjësimin e demokracisë. Dhe nëse e kam kuptuar saktë, ai po i krahason kushtet në disa pjesë të Evropës me ato në rajone autoritare… kjo është e papranueshme.”

Përfytyrim i shtrembëruar për demokracinë

Në kushtet kur prag të zgjedhjeve parlamentare në Gjermani partia ekstremiste e djathtë AfD renditet e dyta në sondazhe, Pistoriusi u shpreh me sarkazëm lidhur me mendimin e Vance se liria e fjalës po pengohet.

Demokraci do të thotë që “partitë ekstremiste si AfD mund të bëjnë fushatë krejt normalisht, ashtu si çdo parti tjetër”, – tha Pistorius.

“Megjithatë demokraci nuk do të thotë që një pakica që bërtet më shumë ka automatikisht të drejtë dhe përcakton të vërtetën,” tha ministri gjerman i Mbrojtjes.

Pistorius e akuzoi Vance-in se ka një përfytyrim të shtrembëruar për demokracinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË UKRAINË/ Para takimit Trump-Putin, Sekretari Amerikan i Shtetit bisedë telefonike me homologun rus
Previous article RRITET NUMRI I GRAVE QË USHTROJNË PROSTITUCION NË TIRANË/ Vijnë nga Spanja e Kolumbia

s.autor

Postime të ngjashme

ALARMI NGA MINAT DETARE/ Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët Botë

ALARMI NGA MINAT DETARE/ Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët

NGJARJET NË CEUTA VËNËNË ALARM BE-në/ Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet Botë

NGJARJET NË CEUTA VËNËNË ALARM BE-në/ Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet

INCIDENTI NË CEUTA/ Sanchez: Ndalimi i Shengenit i diktuar nga injoranca ose interesat politike Botë

INCIDENTI NË CEUTA/ Sanchez: Ndalimi i Shengenit i diktuar nga injoranca ose interesat politike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT