• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË GJEORGJI/ Qindra vëzhgues të huaj monitorojnë procesin zgjedhor
Home
Nderkombetare

ZGJEDHJET NË GJEORGJI/ Qindra vëzhgues të huaj monitorojnë procesin zgjedhor

26 October, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Gjeorgjianët po votojnë sot në atë që shumë banorë të vendit e shohin si mundësi për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Procesi po monitorohet nga qindra vëzhgues të huaj.

Përfaqësues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ishin në qendrat e votimit në Tbilisi dhe në të gjithë vendin për të vëzhguar procesin e votimit.

Gara zgjedhore është dominuar nga politika e jashtme dhe është shënuar nga një betejë e ashpër për vota, si dhe akuza për fushata shpifjesh.

Disa gjeorgjianë shprehën shqetësimin se u është bërë presion për të votuar për partinë në pushtet Ëndrrën Gjeorgjiane. Ndërkohë opozita e akuzoi atë për kryerjen e një “lufte hibride” kundër qytetarëve të saj.

Përpara zgjedhjeve parlamentare, Bidzina Ivanishvili – një miliarder që qëndron në hije, i cili krijoi partinë Ëndrra Gjeorgjiane dhe që i ka bërë pasurinë e tij në Rusi – u zotua sërish se do t’i nxjerrë jashtë ligjit partitë opozitare, nëse partia e tij fiton zgjedhjet.

Sondazhet tregojnë se rreth 80% e gjeorgjianëve janë pro anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Kushtetuta e vendit i detyron udhëheqësit e saj të angazhohen në drejtim të anëtarësimit në bllokun evropian si dhe në NATO.

Por Brukseli e ka bllokuar procesin e anëtarësimit të Gjeorgjisë për një kohë të pacaktuar, pas miratimit në qershor nga partia në pushtet të një ligji që godet lirinë e fjalës.

Shumë gjeorgjianë druhen se Ëndra Gjorgjiane po e çon vendin drejt autoritarizmit dhe po zhduk shpresat e vendit për t’u bërë pjesë e BE-së./Voa/

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TURI PËRMBYLLËS/ Ursula von der Leyen mbërrin në Mal të Zi
Previous article I DËNUAR ME BURGIM TË PËRJETSHËM/ Kapet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga Belgjika

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT