• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË ÇEKI/ Miliarderi “populist” dhe mik i ngushtë i Orbanit, ka shanse të rikthehet në pushtet
Home
Nderkombetare

ZGJEDHJET NË ÇEKI/ Miliarderi “populist” dhe mik i ngushtë i Orbanit, ka shanse të rikthehet në pushtet

4 October, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Çekët votojnë sot për parlamentin e ri, të cilat ka shumë gjasa të shënojnë rikthimin në pushtet të miliarderit Andrej Babis.

Babis rikthehet me premtime për rritje pagash, nxitje të zhvillimit ekonomik dhe, njëkohësisht, uljen e ndihmës për Ukrainën.

Ndryshimi nga qeveria aktuale qendër e djathtë mund të forcojë kampin populist dhe anti-emigracion në Evropë, si dhe kundërshtimin ndaj objektivave klimatike të Bashkimit Evropian.

Qendrat e votimit u hapën sërish sot në mëngjes në orën 08:00 dhe qytetarët mund të votojnë deri në orën 14:00.

Ditën e sotme pritet të shpallen rezultatet e para paraprake. Sipas burimeve nuk do të ketë parashikime të bazuara në sondazhe pas votimit.

Më shumë se 8 milionë votues të regjistruar po zgjedhin deputetët e parlamentit me 200 anëtarë.

Sipas sondazheve, partia opozitare populiste e djathtë ANO, e udhëhequr nga ish-kryeministri miliarder Andrej Babis, pritet të dalë forca më e madhe politike.

Ndërkohë, aleanca qendro-djathtas Spolu, e drejtuar nga kryeministri aktual Petr Fiala, pritet të pësojë humbje.

71-vjeçari Babis, duke votuar dje në qytetin industrial Ostrava në lindje të Çekisë, deklaroi se synon shumicën absolute për partinë e tij.

Ai është aleat i kryeministrit nacionalist të Hungarisë, Viktor Orbán, në grupimin politik të Parlamentit Evropian “Patriotët për Evropën”.

Babis, i cili ka qenë kryeministër nga viti 2017 deri në 2021, ka mbajtur një qëndrim të paqartë lidhur me ndihmën për Ukrainën, ndërsa kryeministri në largim Petr Fiala është mbështetës i vendosur i Kievit në luftën kundër Rusisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK PENDOHEM..."/ Mikela flet për prishjen e miqësisë me Efin
Previous article PËR HERË TË PARË/ Japonia me një kryeministre grua! Kush është Sanae Takaichi që pritet të arrijë ambicien e saj për t’u bërë Zonja e Hekurt

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT