Aktorja e mirënjohur shqiptare, Margarita Xhepa, iu është drejtuar këtë pasdite kutive të votimit, ashtu si edhe shumë qytetarë të tjerë, për të hedhur votën e saj.
Foto është nga momenti kur aktorja Xhepa shkon te tavolina e fshehtë për të votuar të preferuarin e saj. Margarita Xhepa ka votuar elektronikisht te Njësia nr.10, në Tiranë.
Duke folur për mediat aktorja Xhepa iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të votojnë.
“Dite e bukur per votim, dite e bukur me diell. Votoni, votoni”, tha Xhepa.


