• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET/ Media malazeze konfirmon: Shqiptarët fitojnë Tuzin
Home
Rajon

ZGJEDHJET/ Media malazeze konfirmon: Shqiptarët fitojnë Tuzin

3 March, 2019 F.autor Breaking News, Rajon

Gazeta më e madhe malazeze, Vijesti, raportoi se Koalicioni Forumi Shqiptar me sloganin ‘Malësia na bashkon’ janë fitues të zgjedhjeve në komunën e Tuzit.

Gazeta shkruan se ky koalicion ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet lokale të Tuzit.

Nga informacionet e para, Vijesti shkruan se koalicioni shqiptar ka fituar rreth 50 përqind të votave të numëruara.

Në votim ishin pesë lista, ndërsa të drejtën për të votuar e kishin 11.904 persona.

Kandidati shqiptar për të drejtuar komunën është Nikë Gjeloshaj. “Unë jam i bindur që bashkimi shqiptar ia ka dalë të fitojë. Unë besoj shumë se shqiptarët do të fitojnë dhe Tuzi do t’u çojë një mesazh të gjithëve kudo që janë. Zgjedhja personale nuk është aq e rëndësishme sesa t’u dërgojmë një mesazh bashkimi nga Tuzi, të gjithë shqiptarëve kudo që janë,” tha Gjeloshaj për TCH.

Kryetari i Komunës zgjidhet me shumicë të thjeshtë nga Këshilli Komunal njohur si Parlamenti i Tuzit, që në total ka 32 anëtarë.

Partitë shqiptare morën pjesë të bashkuara në zgjedhje në siglën “Forumi shqiptar” dhe me sloganin “Malësia na bashkon”. Në të marrin pjesë Alternativa Shqiptare, Aleanca Demokratike dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Socialistëve, e Presidentit Milo Gjukanovic, garoi më vete, ndërsa kandidatë kanë paraqitur edhe Partia Socialiste Popullore, Demokratët dhe Social Demokratët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SIKUR TË MOS MJAFTONTE BARAZIMI/ Kapësi i topave tallet me Jurgen Klopp pas ndeshjes (VIDEO)
Previous article BALOTELLI BËN "SPEKTAKËL"/ Shënon GOLIN dhe poston në... Instagram! (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit Aktualitet

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit

"NUK LARGOHEMI PA DHËNË DORËHEQJEN RAMA"/ Të rinjtë: Me raketa të gjuajë dhe ushtrinë le të nxjerrë nuk ia falim Aktualitet

"NUK LARGOHEMI PA DHËNË DORËHEQJEN RAMA"/ Të rinjtë: Me raketa të gjuajë dhe ushtrinë le të nxjerrë nuk ia falim

DHUNA NË PROTESË/ 16 të arrestuarit e parë dalin nesër para Gjykatës për verifikimin e masës së sigurisë Aktualitet

DHUNA NË PROTESË/ 16 të arrestuarit e parë dalin nesër para Gjykatës për verifikimin e masës së sigurisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT