• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET/ Mbyllen votimet në Gjermani, “EXIT POLL”-et: Kryesojnë CDU/CSU dhe socialdemokratët
Home
Nderkombetare

ZGJEDHJET/ Mbyllen votimet në Gjermani, “EXIT POLL”-et: Kryesojnë CDU/CSU dhe socialdemokratët

26 September, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Rreth 60,4 milionë qytetarë me të drejtë vote u ftuan të votojnë për Bundestagun. Nga ora 18:00 ka nisur numërimi i votave. Institucionet e demoskopisë publikojnë shifrat paraprake nga exit poll.

Rezultatet paraprake sipas exit polls pas mbylljes së qendrave të votimit në orën 18:00 janë:

CDU/CSU   25%

SPD     25%

Të Gjelbërit  15%

FDP  11%

AfD  11%

E Majta   5%

Të tjera  8%

Për shkak të pandemisë së koronavirusit sivjet shumë zgjedhës kanë votuar në distancë me postë. Rreth 38 deir në 40 përqind të zgjedhësve mund të kenë votuar me postë. Edhe këto vota numërohen paralelisht me votat e hedhura fizikisht në kutitv e votimit gjatë së dielës (26.09).

Numërimi i votave me postë

Qytetareve dhe qytetarëve me të drejtë vote në Gjermani iu bë thirrje këtë të dielë (26.09) të votojnë për një parlament të ri, Bundestag. Me votën e tyre zgjedhësit përcaktojnë se kush do të qeverisë në katër vitet e ardhëshme pas 16 vjetësh me kristiandemokraten Angela Merkel si kancelare. Kjo e fundit nuk rikandoi më.

Sistemi elektoral në Gjermani parashikon dy lloj votash, vota e parë për kandidatët dhe vota e dytë për partitë. Eshtë pikërisht vota e dytë për partitë që në bazë të numrit të votave përcakton edhe partinë me përqindjen më të lartë e si rrjedhojë edhe se kush do të jetë kancelare apo kancelar. Pra vota e dytë për partinë është përcaktuese edhe për kancelarin. Në bazë të rezultateve përcaktohet niveli i përfaqësimit politik në parlament dhe numri i mandateve për secilën parti.

Gjithsej janë 47 parti dhe grupime që konkurrojnë në zgjedhje – kaq shumë nuk ka pasur asnjëherë më parë në garë që pas ribashkimit të Gjermanisë. Në Bundestag-un e 20 gjerman sidoqoftë me gjasë do të përfaqësohen vetëm gjashtë partitë e  si deri më sot: CDU/CSU, SPD, Të Gjelbërit, FDP, AfD, E Majta.

Sipas sondazheve pritet që për herë të parë që nga viti 1957 në Gjermani të jetë i nevojshëm një koalicion qeverisës i përbërë nga tri parti. Asnjëra nga partitë me gjasë nuk mund të arrijë shumicën e nevojshme për të qeverisur vetëm ose në koalicion dysh. Kësisoj konstelacionet e mundshme janë nga më të ndryshmet, si më realiste duken modelet: CDU/CSU – Të Gjelbërit – FDP, ose opcioni SPD – TË Gjelbërit – FDP. Në një koalicion të tillë do të ishte mjaft e vështirë ujdia për përmbajtjen e marrëveshjes së koalicionit për shkak të koncepteve politike me dallime të mëdha mes këtyre partive. Një koalicion SPD – Të Gjelbër – Të Majtë duket më pak i mudnshëm duke iu referuar shifrave nga sondazhet paraelektorale. Ndërsa një aleancë me partinë popiliste të djathtë AfD e përjashtojnë të gjitha partitë.

Deutsche Welle

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DERBI I LONDRËS/ Pas një asist nga Rowe, ylli Aubameyang ndëshkon Tottenham me një "PERLË" (VIDEO)
Previous article LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Barcelona-Levante në "Camp Nou". Rezultati 3-0

F.autor

Postime të ngjashme

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn Botë

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn

ÇFARË ËSHTË AFD DHE PROGRAMI QË KA? Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë Botë

ÇFARË ËSHTË AFD DHE PROGRAMI QË KA? Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

“TËRMET” POLITIK NË GJERMANI/ AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt Botë

“TËRMET” POLITIK NË GJERMANI/ AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT