• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET/ Mark Marku: Kemi korrur fitoren më të thellë të pluralizmit
Home
Zgjedhjet 2021

ZGJEDHJET/ Mark Marku: Kemi korrur fitoren më të thellë të pluralizmit

26 April, 2021 F.autor Politikë, Zgjedhjet 2021

Mark Marku, tha sot se Partia Demokratike ka korrur fitoren më të thellë të pluralizmit në Qarkun e Lezhës.

Marku tha se PD ka marrë katër mandate në këtë qark, ndërsa akuzoi se mandati i pestë i është vjedhur.

“Ne kemi fituar qytetet, kemi fituar në çdo qendër. Vetëm në Lezhë 4 apo 5 kuti votimi kemi dalë me minus.

Ky është një nga rezultatet më të thella që kemi pasur historikisht në Mirditë. Kjo ka ardhur nga mënyra se si ne kemi komunikuar me qytetarët, si e kemi bërë fushatën, dhe padyshim nga aktivizimi i gjithë strukturave të PD.

Ka qenë një mobilizim i përgjithshëm për të rrëzuar Ramën. PD është fituese më 1200 vota. Sipas projeksioneve, në Laç shkojmë te mbi 3 mijë vota, në Lezhë mbi 2 mijë vota. Praktikisht ne kemi të garantuar mandatin e katërt.

Në rang kombëtar, mendoj se po mashtrohet opinioni publik. Numërimi ka filluar nga zonat, ku ata e dinin që janë të humbur. Ka pasur tentativa shumë të mëdha për abuzime shit-blerje vote.

Jam i bindur që ka qenë gjithë pushteti lokal i angazhuar në shit-blerjen e votës, paratë janë shpërndarë nga zyrat e bashkive.

Jam i bindur se neve na është blerë mandati i pestë. I kemi filmuar duke hyrë e duke dalë, krerët e bashkive ishin shefat e operacioneve të shit-blerjes së votës. Megjithatë paratë që kanë hedhur në fushatë, prapë ne kemi fituar mandatin e katërt”, tha Marku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REZULTATET/ Numërohen më shumë se 50% e votave, PS kryeson në 9 qarqe, PD në...
Previous article ZGJEDHJET/ Gjiknuri: Të mbarojë rezultati dhe përcaktojmë sa ballë është “tërmeti” në Vlorë

F.autor

Postime të ngjashme

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje... Politikë

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje...

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT