• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET LOKALE NË TURQI/ Provë për presidentin Erdogan dhe opozitën
Home
Botë

ZGJEDHJET LOKALE NË TURQI/ Provë për presidentin Erdogan dhe opozitën

31 March, 2024 s.autor Botë

Rreth 61 milionë banorë në Turqi me të drejtë vote do të zgjedhin drejtuesit e rinj lokalë për 5 vitet e ardhshme, ndërsa beteja kryesore është Stambolli dhe kryeqyteti i vendit, Ankaraja. Presidenti truk, Rexhep Tajip Erdogan kërkon të rimarë kontrollin në këto dy qendra ekonomike, ndërsa zgjedhjet janë dhe një barometër për popullaritetin e tij. Nga ana tjetër luhet fati i opozitës dhe kandidatit kryesor, Ekrem Imamoglu, i cili shihet gjerësisht si një kundërshtar i ardhshëm politik i zotit Erdogan.

Turqit votuan të dielën në zgjedhjet lokale, të fokusuara në përpjekjen e presidentit Rexhep Tajip Erdogan për të rimarrë kontrollin e Stambollit nga rivali i tij politik Ekrem Imamoglu, i cili synon të rikthejë opozitën qeverisëse pas disfatës në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Votat e së dielës do të jenë gjithashtu një barometër i popullaritetit të presidentit turk. Vëmendja kryesore gjatë fushatës ka qenë beteja për Stambollin dhe kryeqytetin e vendit, Ankaranë, të cilat partia e zotit Erdogan i humbi në vitin 2019.

Për opozitën e ndarë dhe të demoralizuar pas një disfate në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit të kaluar, mbajtja e Stambollit dhe Ankarasë do të ishte një nxitje e madhe dhe do të ndihmonte në rimobilizimin e mbështetësve.

“Këto zgjedhje do të çojnë në fillimin e një epoke të re në vendin tonë. Shpresoj që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të majit të vitit të kaluar nga njëra anë dhe zgjedhjet për pushtetin vendor nga ana tjetër, të çojnë në fillim e një epoke të re dhe një shekulli të ri për vendin tonë”, deklaroi zoti Erdogan pasi hodhi votën e tij në Stamboll, një qytet me 16 milionë banorë ku ai lindi dhe u rrit dhe ku filloi karrierën e tij politike si kryetar bashkie në vitin 1994.

“Unë besoj se kemi përfunduar një periudhë shumë të rëndësishme në Stamboll. Siç e thashë edhe më parë, shpresoj që ne, së bashku me 16 milionë njerëzit tanë, t’ia falim njëri-tjetrit ndasitë pas rezultateve të këtyre zgjedhjeve. Shpresojmë, se nëse fitojmë përsëri, ne do të vazhdojmë t’i ofrojmë më të mirën qytetit tonë në 5 vitet e ardhshme”, deklatoi Ekrem Imamoglu, kryetari aktual i Stambollit dhe kandidati i opozitës.

Rreth 61 milionë njerëz, përfshirë më shumë se një milion votues për herë të parë, kanë të drejtë të votojnë në këto zgjedhje. Pjesëmarrja është tradicionalisht e lartë në Turqi, por këtë herë votimi vjen në sfondin e një krize të kostos së jetesës.

Analistët thonë se mbështetësit e zhgënjyer të opozitës mund të zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi, duke dyshuar se zgjedhjet do t’i ndryshojnë gjërat. Mbështetësit e partisë qeverisëse, ndërkohë, mund të zgjedhin gjithashtu të mos shkojnë në kutitë e votimit në shenjë proteste ndaj rënies ekonomike që ka bërë që shumë njerëz të luftojnë për të paguar ushqimin, shërbimet komunale dhe qiranë.

“Nuk ka rëndësi kush fiton, por te jetë punëtor. Duhet të zgjidhet një njeri punëtor. Ne i duam njerëzit punëtorë”, thotë një banore në Stamboll.

Sondazhet kanë treguar për një garë të ngushtë midis kryetarit aktual të Stambollit, Ekrem Imamoglu, kandidat i opozitës dhe kandidatit të partisë së presidentit Erdogan, Murat Kurum, një ish-ministër urbanizimi dhe mjedisi.

Në këto zgjedhje kandidati i opozitë për Stambollin nuk e ka mbështetjen e disa prej partive që e ndihmuan atë të fitonte në 2019, duke përfshirë dhe partitë pro-Kurde.

Në Ankara, sipas sondazheve kryebashkiaku aktual Mansur Yavas, i parë gjithashtu si një sfidues i mundshëm i ardhshëm i zotit Erdogan, pritet të mbajë postin e tij./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KURTI KËRKON TË PËRDORË KiE PËR TË PADITUR SERBINË"/ Vuçiç: Na presin ditë të vështira
Previous article U PËRJASHTUA NGA BIG BROTHER/ Reagimi i parë i Egla Cenos: Nuk jam pishman për asgjë…

s.autor

Postime të ngjashme

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

PUTIN SHTRËNGON KUFIJTË/ Rusia mbyll kalimet kryesore me Bashkimin Europian Botë

PUTIN SHTRËNGON KUFIJTË/ Rusia mbyll kalimet kryesore me Bashkimin Europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT