• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET LOKALE NË TURQI/ Opozita “i rrëmben” kryeqytetin Erdoganit?
Home
Nderkombetare

ZGJEDHJET LOKALE NË TURQI/ Opozita “i rrëmben” kryeqytetin Erdoganit?

31 March, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Miliona turq votuan këtë të dielë në zgjedhjet lokale anembanë vendit, të cilat konsiderohen si një “referendum” për politikat e presidentit Recep Tayyip Erdogan.Rezultatet paraprake flasin për një përmbysje historike të partisë kryesore opozitare, Partia Republikane Popullore (CHP), e cila mban një kryesim të brishtë në kryeqytetin Ankara. Ndërkohë, në qytetin me popullsinë më të madhe të vendit, Stamboll, rezultatet janë aq shumë të ngushta, sa që nuk mund të përcaktohet një fitues, edhe pse partia qeveritare AK duket se kryeson.

Më shumë se 57 milionë shtetas turq ishin regjistruar me të drejtë vote për të zgjedhur kryebashkiakët dhe këshilltarët e rinj.

Zgjedhjet vijnë në një periudhë tejet të turbullt dhe mes vështirësish ekonomike. Turqia ka rënë në recesion pas shumë vitesh rritjeje ekonomike, inflacioni ka shkuar në nivelin 20 për qind, ndërsa lira turke ka rënë me më shumë se një të tretën e vlerës.

Presidenti Erdogan i quajti zgjedhjet si jetike për të përcaktuar “mbijetesën” e vendit dhe partisë së tij “për Drejtësi dhe Zhvillim” (AKP), e cila ka dominuar politikën vendase për 16 vite. Këto janë të parat zgjedhje lokale në vend, që kur Erdogani mori fuqi më të zgjeruara ekzekutive në rolin e presidentit, përmes referendumit të vitit të kaluar.

Sa i përket rasteve të dhunshme të lidhura me zgjedhjet, dhjetëra persona kanë mbetur të lënduar në përplasje anembanë vendit. Dy persona janë qëlluar për vdekje në një qendër votimi në qytetin lindor Malatya, ndërsa raportime lokale flasin se sherri nisi pasi një burrë refuzoi të futej në “dhomën e fshehtë” të votimit, duke preferuar të votojë haptazi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JENI NË DILEM SE ÇFARË DO VISHNI NË PUNË? 36 kombinimet më "cool" për sezonine pranverës
Previous article KONFLIKTI PËR PRONAT/ Vëllezërit ballafaqohen LIVE: Falsifikoi dokumentat kur...

F.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT