• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET LOKALE NË POLONI/ Provë për qeverisjen pro-evropiane të kryeministrit Tusk
Home
Botë

ZGJEDHJET LOKALE NË POLONI/ Provë për qeverisjen pro-evropiane të kryeministrit Tusk

7 April, 2024 s.autor Botë

Polakët po votojnë të dielën në zgjedhjet lokale për të zgjedhur këshilltarët dhe kryetarët e bashkive, të cilët luajnë kyç në mënyrën se si shpërndahen miliarda eurot nga fondet e Bashkimit Evropian.

Rezultati i zgjedhjeve do të shërbejë gjithashtu si tregues i qëndrimit të tyre ndaj qeverisë së kryeministrit Donald Tusk, zgjedhja e të cilit në dhjetor shënoi një pikë kthese për vendin më të madh të pjesës lindore të BE-së, duke e rikthyer atë në kursin pro-evropian.

Për tetë vjet, qeveria e mëparshme nacionaliste mbajti qëndrime që binin ndesh me aleatët perëndimorë. Koalicioni i gjerë që kryeson zoti Tusk fitoi shumicën në zgjedhjet parlamentare të tetorit me premtimet për të hequr dorë nga reformat gjyqësore të qeverisë së mëparshme që kritikët kishin thënë se minonin pavarësinë e gjykatave.

“Të gjithë ata që nuk duan që fati i tyre të vendoset nga dikush tjetër, duhet të votojnë,” u tha zoti Tusk gazetarëve pasi hodhi votën e tij në qytetin e tij të lindjes, Sopot, në bregdetin Baltik. Kryeministri Tusk e sheh fitoren e Koalicionin Civil (KO), grupimi më i madh në aleancën qeverisëse, si thelbësore për të shmangur kthesën drejt një regjimi nacionalist nën partinë Ligj dhe Drejtësi (PiS).

Tre partitë e koalicionit qeverisës kanë dalë me kandidatë të veçantë, prandaj votimi është gjithashtu një shans për zotin Tusk që të çimentojë mbizotërimin e partisë së tij në qeveri. Në qershor mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe rezultatet e së dielës do të ndiqen nga afër nga Brukseli.

Për kreun e PiS-së Jaroslaw Kaczynski, zgjedhjet lokale ofrojnë një shans për t’i dërguar një mesazh paralajmërimi qeverisë.

“Kemi një shans … t’u japim autoriteteve që janë në krye të Varshavës sot një karton të verdhë,” u tha ai përkrahësve të tij të premten./Voa/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITJA E SËMUNDJEVE KRONIKE/ Mjekët: Kryesojnë hipertensioni e diabeti, më të rrezikuar personat mbi 60 vjeç
Previous article DOSSIER/ Prapaskenat e agresionit fashist në Shqipëri, sipas dokumenteve diplomatike italiane

s.autor

Postime të ngjashme

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT