
Përmbyllja e rezultateve përfundimtare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor për raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve lokale, tregon se LSDM ka qenë partia që ka fituar numrin më të madh të komunave të vendit edhe atë 19 vetëm në rrethin e dytë. VMRO DPMNE në këtë rreth të dytë ka dalë fituese në dy komuna të vendit, BDI në 8 komuna, Aleanca për Shqiptarët ka fituar 3 komuna, derisa Lëvizja Besa dhe PDSH do të udhëheqin me nga një komunë.
Rezultatet nga rrethi i dytë zgjedhor
LSDM – 19 Komuna
VMRO – DPMNE – 2 Komuna
BDI – 8 Komuna
Aleanca për Shqiptarët – 3 Komuna
Lëvizja Besa – 1Komunë
PDSH – 1 Komunë
Beteja e djeshme mes subjekteve politike shqiptare nëpër komunat e banuara kryesisht me shqiptarë ka kaluar me diferencë të ngushtë. Në Tetovë BDI ka marrë gjithsej 18,136 vota apo 49,09% të votave, ndërkaq kandidati i Besës Bilall Kasami ka marrë gjithsej 17.113 vota apo 46,32% të totalit.
Komuna e Tetovës
BDI – 18,136 vota apo 49,09%
Lëvizja BESA – 17.113 vota apo 46,32%
Në Komunën e Çairit kandidati i BDI-së Visar Ganiu ka kryesuar me 13,916 vota, ndërkaq Lëvizja Besa në këtë Komunë ka fituar gjithsej 13,707 vota.
Komuna e Çairit
BDI – 13,916 vota apo 48,66%
Lëvizja BESA – 13,707 vota apo 47,93%
Në komunën e Strugës kandidati i BDI-së Ramiz Merko ka marrë gjithsej 13,945 vota, ndërkohë kandidati i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela 13,157 vota apo 46,73% .
Komuna e Strugës
Aleanca për Shqiptarët – 13.157 vota apo 46,73%
BDI – 13.945 vota apo 49,53%
Në komunën e Gostivarit kandidati i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ka kryesuar me 16,920 vota ndërkaq kundër-kandidati i tij nga radhët e BDI-së Nevzat Bejta ka marrë gjithsej 15,955 vota nga qytetarët e Gostivarit.
Komuna e Gostivarit
Aleanca për Shqiptarët 16,920 vota apo 50,12%
BDI – 15,955 vota apo 47, 26%
Komuna e Sarajit ka votuar për kandidatin e Lëvizjes Besa me gjithsej 7,952 vota ndërkaq për kandidatin e BDI-së për të parin e kësaj komune janë dhënë 8,896 vota.
Komuna e Sarajit
BDI – 8,896 vota apo 52,26%
Lëvizja BESA – 7.952 vota apo 46,71%
Në Dibër për kandidatin e BDI-së kanë votuar 4,430 votues, derisa për kandidatin e Aleancës për Shqiptarët kanë votuar 3,918 vota apo përkthyer në përqindje 46,02%.
Komuna e Dibrës
BDI – 4,430 vota apo 52,04%
Aleanca për Shqiptarët 3,918 vota apo 46,02%
Në Komunën e Zhelinës kandidati i Lëvizjes Besa ka kryesuar me 5,443 vota apo 51,27 % ndërkaq për kandidatin e BDI-së votën e tyre e kanë dhënë 5,099 votues.
Komuna e Zhelinës
BDI – 5,099 vota apo 48,03%
Lëvizja Besa – 5,443 vota apo 51, 27%
Në Komunën e Likovës kandidati i BDI-së ka kryesuar me 6,656 vota ndërkaq kundër-kandidati i tij nga Lëvizja Besa ka fituar gjithsej 4,575 vota.
Komuna e Likovës
BDI – 6,656 vota apo 58,55%
Lëvizja BESA – 4.575 vota apo 40,24%
Komuna e Bogovinës ka votuar për kandidatin e Aleancës për Shqiptarët me gjithsej 6,430 vota ndërkaq për kandidatin e BDI-së banorët e Gostivarit kanë dhënë 5,390 vota.
Komuna e Bogovinës
BDI – 5.390 vota apo 45,01%
Aleanca për Shqiptarët 6.430 vota apo 53,70%
Në komunën e Vrapcishtit Aleanca për shqiptarët ka marrë 51,25% të votave ndërkaq BDI 47,09%.
Komuna e Vrapcishtit
BDI – 5.184 vota, apo 47,09 %
Aleanca për Shqiptarët 5.642 apo 51, 25%
Në Studenican garën mes Lëvizjes Besa dhe PDSH-së e ka fituar kjo e fundit me gjithsej 4,161 vota, ndërkaq kandidati i Besës ka arritur të grumbulloj në total 3,737 vota.
Komuna e Studenicanit
PDSH – 4,161 vota apo 52,17%
Lëvizja BESA – 3,737 vota apo 46,85%
Në Tearcë garën për të parin e kësaj komune e ka fituar kandidati i BDI -së me 4,686 vota ndërkaq kundër-kandidati i tij nga Lëvizja Besa ka marrë gjithsej 4,170 vota.
Komuna e Tearcës
BDI – 4,686 vota apo 51,64 %
Lëvizja BESA – 4,170 vota apo 45,96%
Banorët e Komunës së Butelit kanë zgjedhur kandidatin e LSDM-së për t’i përfaqësuar duke ia dhënë atij 57,02% të votave, ndërkaq kundër-kandidati i tij nga radhët e VMRO-së ka marrë 40,15% të votave të përgjithshme.
Komuna e Butelit
VMRO – DPMNE 7.037 40,15%
LSDM – 9.993 apo 57,02%
Në Gazi Babë LSDM ka kryesuar me 17,173 vota ndërkaq VMRO – DPMNE ka marrë gjithsej 13,799 vota.
Komuna e Gazi Babës
LSDM – 17.173 vota apo 53,57%
VMRO – DPMNE 13,799 vota apo 43,04 %
Në komunën e Kisella Vodës LSDM ka dalë fituese me 54,89% të votave ndërkaq VMRO-DPMNE me 41,58 % të votave.
Komuna e Kisella Vodës
VMRO – DPMNE – 12,277 vota apo 41,58%
LSDM – 16,207 vota apo 54,89%
Në Shtip LSDM poashtu ka fituar postin e kryetarit të kësaj komune me 15,078 vota, ndërkaq VMRO DOMNE në total ka fituar 13,362 vota.
Komuna e Shtipit
LSDM – 15,078 vota apo 51,54%
VMRO – DPMNE 13,363 vota apo 45,68%
Në komunën e Shutkës LSDM ka kryesuar me 4,936 vota ndërkaq kundër-kandidati i tyre nga partia “ Lidhja e Romëve të Maqedonisë” ka marrë gjithsej 3,333 vota.
Komuna e Shuto Orizarës
LSDM – 4,936 vota apo 57,61%
Lidhja e Romëve të Maqedonisë – 3,333 vota apo 38,90%
Sipas rezultateve nga të dy raundet e këtyre zgjedhjeve lokale, LSDM do të udhëheq me Qytetin e Shkupit dhe me 56 komuna tjera në gjithë vendin. VMRO – DPMNE së bashku me rezultatet e rrethit të parë do të udhëheq në pesë komuna të vendit, BDI në 10, Aleanca për Shqiptarët do të ketë tre kryetarë komunash ndërkaq Lëvizja Besa dhe PDSH do të udhëheqin me nga një komunë.


