• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET LOKALE/ Kandidati i AK “ndryshon mendje”, tërhiqet nga gara për kryebashkiak në Lushnje (EMRI)
Home
Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Kandidati i AK “ndryshon mendje”, tërhiqet nga gara për kryebashkiak në Lushnje (EMRI)

14 May, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kandidati i Aleancës Kuq e Zi, Adriatik Leka, njëherësh nënkryetar i AK, ka vendosur të tërhiqet nga gara për kryetar Bashkie në Lushnjë. Në një status të gjatë në Facebook, Leka argumenton vendimin e tij se shkak është bërë situata politike, sipas së cilit qëllimi final i dy palëve është përplasja fizike mes popullit.

Duke u ndalur tek zgjedhjet e qershorit, Leka shkruan ka zgjedhur të heq dorë pasi janë të mbuluar me hije dyshimi. Në fund ka pasur një thirrje për kryeministrin Edi Rama, të cilit i kërkon që të japë dorëheqjen.

“Situata në të cilën po shkon vendi dhe dëshira e madhe e dy forcave politike me embrion të përbashkët për ta futur vendin në përplasje fizike me detyron të marr një qëndrim: Kurrë nuk e dëshiroj që në këto momente kaq të vështira për vendin tim të bëhem palë e proces zgjedhor ku mban era vandalizëm ku mban era gjak. Shqipëria ime dhe populli im kurrë nuk e meritojnë një tragjedi të dytë nga kjo klasë politike e mbuluar këmbë e kokë me kriminalitet dhe korrupsion.

Për 28 vite kjo klasë politike nuk pati vullnetin e mirë për ta zhvilluar këtë vend të bukur . Për 28 vite kjo klasë politike e vodhi e tjetërsoi pronën e shpopulloi vendin vetëm e vetëm për të përvetësuar pronat e shqiptarëve të ndershëm. Kjo klasë politike është vazhdimësia e grupit kriminal e zbritur nga malet në fund vitin 1944 me ndihmën e shovinizmit serb e cila sekuestroi pronat pasuritë e shqiptarëve demek do të krijonte një reformë agrare, por që shumë shpejt i tregoi dhëmbët me kolektivizimi, kolektivizim të cilin e shfrytëzoi mbas 1992 duke i përvetësuar pronat dhe pasuritë e shqiptarëve.

Sa më sipër vendos të tërhiqem nga këto zgjedhje të mbuluar me hije dyshimi ku për qëllim kanë çuarjen e vendit në gjakderdhjes. Aleanca Kuq e Zi u regjistrua në këto zgjedhje me shpresën se do të kishte vullnet që ky sistem do të shkulej . Kurrë nuk mund të jemi mëkatarë në këtë proces të mirkurdisur për situata të hidhura. Vendi duhet të shkojë me çdo kusht drejtë qeverisë stabilitetit kombëtar.I bëj thirrje kryeministrit të tregojë një moment të vetëm botën e tij intelektuale dhe njerëzore.Të japë dorëheqjen dhe t’i japë shpresë ndryshimit”, shkruan Leka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA PESHA TEK KANCERI/ Efektet shëndetësore të agjërimit
Previous article I GJUAJTI ME SHKELM/ Llaqi Nako tregon historinë për të cilën është penduar

F.autor

Postime të ngjashme

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro Aktualitet

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

SHPËRTHIMI NË ELBASAN/ Bashkia do të paguajë qiranë e 15 familjeve të prekura Aktualitet

SHPËRTHIMI NË ELBASAN/ Bashkia do të paguajë qiranë e 15 familjeve të prekura

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT