• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET/ KQZ ngre zyrë për monitorimin e rrjeteve sociale të kandidatëve
Home
Politikë

ZGJEDHJET/ KQZ ngre zyrë për monitorimin e rrjeteve sociale të kandidatëve

1 April, 2025 s.autor Politikë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ngritur një zyrë për monitorimin e rrjeteve sociale të kandidatëve gjatë fushatës, për shkelje të mundshme të Kodit Zgjedhor për zgjedhjet e 11 majit.

Qëllimi i këtij vendimi është krijimi i një Strukture të Posaçme dhe të specializuar për monitorimin dhe mbikëqyrjen e fushatës zgjedhore online.

‘Objekti i këtij vendimi përcakton: monitorimin e fushatës zgjedhore online; periudhën e monitorimit të fushatës; detyrat dhe përgjegjësitë e Strukturës së Posaçme; mënyrën e verifikimit. Periudha e monitorimit të Strukturës së Posaçme fillon jo më parë se 30 (tridhjetë) ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon jo me vonë se 60 (gjashtëdhjetë) ditë nga data e zgjedhjeve’, thuhet në dokumentin e KQZ.

Struktura e Posaçme do të përbëhet nga një numër prej 4 (katër) specialistësh pjesë e përbërëse e administratës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Një specialist do të angazhohet në kontrollin e Raporteve të Monitorimit të përditshëm të ngarkuara në Platformën Elektronike të Raportimit Financiar (PERF), të ngarkuara nga monitoruesit e terrenit.

Ndërkohë, 3 të tjerë do të ushtrojnë kontrolle të aktiviteteve të fushatës zgjedhore të kryera nga subjektet zgjedhore në rrjetet sociale dhe zhvillimin e veprimtarive të ndaluara të publikuara.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Strukturës së Posaçme

-Mbikëqyrja e shpenzimeve financiare të evidentuara nga vetë platforma sociale si dhe monitorimin e veprimtarive të ndaluara.

Në lidhje me mbikëqyrjen e financimit të fushatës zgjedhore do të monitorohen: Aktivitetet e zhvilluara nga subjektet zgjedhore në rrjetet sociale;

-Reklamat politike në rrjetet sociale të subjekteve zgjedhore, kandidatëve si dhe; Identifikimi i palëve të treta në rastet kur është e mundur.

Në lidhje me veprimtaritë e ndaluara gjatë fushatës zgjedhore, do të monitorohen:

– Regjistrimi i videove, spoteve apo pamjeve në vendin e punës për qëllime zgjedhore për mbështetjen e një kandidati nga ana e një funksionari publik;

-Përdorimi i institucioneve publike për qëllime zgjedhore;

– Keqpërdorimi i profileve zyrtare të institucioneve publike në rrjetet sociale.

-Do të identifikohet narrativa në lidhje me fakte të pavërteta ndaj procesit zgjedhor në mënyrë që të orientohen fushatat informuese dhe edukuese të KQZ-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ITALIA DO T'I DHUROJË SHQIPËRISË NJË ANIJE USHTARAKE/ Zbulohet data kur mbërrin në Durrës
Previous article LISTA E PLOTË/ Shkolla e Magjistraturës zbardh emrat e konkurrentëve për prokurorë e gjyqtarë

s.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT