• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET/ KQZ i përgjigjet PD-së: Nuk mungojnë! Ja cili është interpretimi i sakte i shifrave në dokumentet e Qendrave të Votimit
Home
Politikë

ZGJEDHJET/ KQZ i përgjigjet PD-së: Nuk mungojnë! Ja cili është interpretimi i sakte i shifrave në dokumentet e Qendrave të Votimit

2 June, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

PD bëri një kërkesë ditën e sotme në KQZ, pasi sipas saj mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi në bazë të përllogaritjeve përfundimtare të KQZ-së të fletëve në zgjedhjet e 11 majit.

Shqetësimi i PD-së kishte të bënte vetëm për fletët e votimit të zgjedhjeve në Shqipëri, jo në diasporë.

Nuk mungoi dhe përgjigja e KQZ, e cila shpjegon se nuk ka mungesë të fletëve të votimit. KQZ jep një shpjegim teknik duke thënë se/

Shifra fillestare prej 1,935,328 fletësh të papërdorura është vetëm ajo që është raportuar në procesverbalet e qendrave të votimit (QV-ve), por nuk është numri i plotë real i fletëve të papërdorura.

Këtij numri duhet t’i shtohen fletët e tjera të papërdorura, që nuk janë përfshirë saktë në procesverbalet për arsye të ndryshme teknike ose gabime raportimi, konkretisht:

+27,340 fletë për 74 QV me votim elektronik (Vorë dhe Njësia 10 Tiranë);

+99,455 fletë që u raportuan gabimisht si “zero” në 233 QV;

+5,369 fletë të papërdorura por të raportuara me gabime në procesverbalet e 1,380 QV-ve.

KQZ në thelb nuk pranon që fletët mungojnë, por thotë se dyshimi i PD-së për “mungesë” të 130 mijë fletëve vjen nga keqinterpretimi i shifrave në dokumentet e QV-ve, dhe se fletët ekzistojnë, por kanë qenë të pasqyruara gabim ose nuk janë përfshirë në mënyrë të plotë në përllogaritjen fillestare.

Kqz

Përgjigja e KQZ: 

I nderuar Z. Nuri

 

Në përgjigje te kerkesës tuaj lidhur me verifikim të menjëhershëm të fletëve të votimit tö përdorura për zgjedhjet e datës I I Maj 202* ju informojmë se:
Numri prej 1,935,328 flete votimi tö papërdorura përfshin vetëm sasinë e raportuar të këtyre fletëve sipas procesverbaleve të çdo QV-je.

Këtij numri i duhen shtuar edhe:

  1. 27,340 fletët e votimit per 74 QV, ku ështe aplikuar votimi elektronik, ZAZ Nr.27 (Bashkia Vorë) dhe ZAZ Nr. 41 (Njësia Administrative 10, Tiranë). Sikurse mund të kuptohet edhe këto fletë votimi nuk janë përdorur;
  2. 99,455 fletë votimi të papërdorura që përbëjnë sasinë e këtyre fletëve Për 233 QV, nö procesverbalet e të cilave gabimisht është shënuar me “0” numri i fletëve të papërdorura;
  3. 5,369 janë fletë votimi të papërdorura por që numrat e tyre në test Ilogiik vlerësohet se janë pasqyruar me gabime në procesverbalet përkatëse Për Gdo QV (janë 1,380 QV kanë raportuar këto të dhëna me gabime).
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA MJALTI, TEK VAJI I ULLIRIT/ Pesë ushqimet që parandalojnë gërhitjen, zgjidhja natyrale për një gjumë të qetë
Previous article SHIFRA REKORD/ Media britanike: Shqipëria përgatitet të presë 30 milionë turistë deri…

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido Aktualitet

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT