Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar të fitojë drejtperdrejte pa balotazh ndonjërën prej 38 komunave të Kosovës, derisa ka siguruar mundesine per ta provuar serisht raundin e dyte, në shtatë prej tyre.
Lëvizja Vetëvendosje rezultatin më të mirë e ka arritur në Komunën e Prishtinës me kandidat, kryetarin aktual Shpend Ahmeti. Në kryeqytet, VV-ja ka fituar me shume se 44 për qind të votave, sipas numërimit të votave nga orgnaizata Demokracia në Veprim, duke kryesuar me afer 10% me shume vota, se sfidanti i LDK, kandidati Arban Abrashi.
Ndërkaq, Vetëvendosje do të shkojë në balotazh edhe në gjashtë komuna të tjera.
Gjilani, Kaçaniku, Kamenica, Podujeva, Prizreni dhe Vushtrria janë gjashtë komunat e tjera përpos Prishtinës, ku Lëvizja Vetëvendosje do të shkojë në balotazh.
Shtatë komunat ku VV-ja do të shkojë në balotazh dhe rezultatet e raundit te pare:
Gjilan – LDK (Lutfi Haziri) 43% dhe VV (Sami Kurteshi) 27.39%
Kaçanik – PDK (Besim Ilazi) 38.48% dhe VV (Basri Kodra) 20.9%
Kamenicë – VV (Qendron Kastrati) 34.23% dhe LDK (Shaip Surdulli) 29%
Podujevë – LDK (Agim Veliu) 49.19% dhe VV (Ajet Potera) 29.76%
Prishtinë – VV (Shpend Ahmeti) 44.27% dhe LDK (Arban Abrashi) 35.7%
Prizreni – PDK (Shaqir Totaj) 29.49% dhe VV (Mytaher Haskuka) 22.53%
Vushtrri – PDK (Ferit Idrizi) 32.14% dhe VV (Besim Muzaqi) 27.7%