• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET/ Kolegji: Dekreti i Metës i pavlefshëm. Vendimi i Gjykatës: Presidenti ka marrë kompetencat e Kuvendit
Home
Politikë

ZGJEDHJET/ Kolegji: Dekreti i Metës i pavlefshëm. Vendimi i Gjykatës: Presidenti ka marrë kompetencat e Kuvendit

27 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kolegji Zgjedhor zbardhi argumentet mbi të cilat duke rrëzuar kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar për t’u çregjistruar konfirmoi edhe njëherë se zgjedhjet vendore do të mbahen 30 qershor, por duke mbajtur në konsideratë edhe dy vendime të Gjykatës Kushtetuese, si edhe mohimit që i bëhet të drejtës për të votuar kolegji ka trajtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe dekretin e presidentit Meta qe anuloi zgjedhjet.

Kolegji Zgjedhor thotë shprehimisht se dekreti i dytë i Presidentit që shfuqizoi dekretin e datës 5 nëntor 2018 është akt absolutisht i pavlefshëm. Për këtë argument Kolegji i referohet edhe kompetencave qe ka Presidenti për sa i përket caktimit të datës së zgjedhjeve, nën parashikimet që cakton Kodi Zgjedhor mbi afatet dhe periudhën zgjedhore. Ndaj vëren Kolegji në mungesë të një kompetence të shprehur me ligj, çdo kompetencë tjetër bie ndesh me Kushtetutën.

Bazuar në qëndrimin e KQZ, Kolegji çmon më tej se dekretimi duhet bërë jo më vonë se nëntë muaj dhe për këtë shkak Presidenti ka kompetencë të kufizuar tej kësaj kohe. Pra theksohet në vazhdim, Presidenti as mund të ndryshojë edhe as mund të shfuqizojë datën e zgjedhjeve, ndaj dekreti i dytë konsiderohet në shkelje të hapur dhe flagrante me Kodin e procedurave Administrative.

Kolegji thekson se vetëm ligji mund ta lejojë Presidentin të shfuqizojë datën e zgjedhjeve si ndodhi në 2007, kur Kuvendi u detyrua të ndryshojë Kodin Zgjedhor për ta mundësuar diçka të tillë. Në vijim të këtyre argumenteve Kolegji e konsideron se Presidenti i Republikës përmes anulimit të datës së zgjedhjeve ka marrë kompetencat e Kuvendit.

Gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor shkojnë më tej, duke thënë në vendim se me anulimin e datës se zgjedhjeve shtetasve shqiptarë, iu mohohet e drejta e votës bazuar, në praktikat e Komisionit të Venecias por edhe mbi parimet bazë të trashëgimisë elektorale evropiane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS SERBISË/ Kosova kërcënon me taksë Maqedoninë e Veriut
Previous article "KAM SHUMË DOBËSI PËR DOKTOR BERISHËN"/ Meta: Nuk them "Rama ik" por "Edi reflekto"

F.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT