• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET/ KAS rrëzon kërkesën e PD për marrjen e provave shtesë në Qarkun e Elbasanit
Home
Politikë

ZGJEDHJET/ KAS rrëzon kërkesën e PD për marrjen e provave shtesë në Qarkun e Elbasanit

27 May, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për marrjen shtesë të provave në Qarkun e Elbasanit.

Lajmi është bërë i ditur nga relatori KAS për këtë seancë Elvin Lako.

“KAS vendos të administrojë provat ashtu siç janë paraqitur, për marrjen e provave të tjera, KAS rrëzoi këtë kërkesë. Meqenëse dy anëtarë të KAS-it kërkoi të kryqëzohet si provë identifikimi elektronik, kjo kërkesë nuk i nënshtrohet debatit, KQZ do ia vendosë në administrim palëve”, tha anëtari i KAS.

Më herët KAS dhe përfaqësuesi i PD, Marash Logu, debatuan në lidhje me marrjen shtesë të provae. Logu tha se Partia Demokratike i ka bërë institucioneve përkatëse kërkesë për prova shtesë, por sipas tij, asnjë përgjigje nuk ka ardhur, ndaj ato i kërkojnë KAS, që në cilësinë e saj, të kërkojë që provat të administrohen në mënyrë sa më të shpejtë në KQZ.

Marash Logu: Ne kërkojmë 36 prova, kanë të bëjnë me materiale shkresore, që kanë të bëjnë me burime të ndershme. Ne mendojmë se kemi pasur mundësi të kufizuara për të siguruar çdo provë për shkeljen e ligjit. Ne kemi kërkuar që të merren një sërë organesh, për të provuar pretendimin tonë. Kjo kërkesë është në plotësim me Kodin Zgjedhor, që parashikon të drejtën e palëve që i kemi kërkuar KAS, të marrë në cilësinë e provës informacione, dokumente, apo sende të tejra që çmohen të nevojshme. Provat që ne kemi renditur, dëshmojnë masakrën zgjedhore në Qarkun e Elbasanit.

Ledio Braho: Është e disata herë që ju sillni qindra kërkesa. Këto kërkesa kanë që 18 maj që janë dërguar institucioneve shtetërore, ka pasur reagim nga këto institucione?

Marash Logu: S’ka pasur asnjë informacion. Të jeni të bindur nëse do të kemi marrë informacione, do i heqim si kërkesa dhe do i administrojmë në formën e provës.Veç kësaj, po qasje publike të këtyre institucioneve në lidhje me kërkesat që janë bërë. Organet edhe në përputhje me ligjin kanë detyrën të bëjnë transparencë, ne çdo informacion nuk është se e kemi kërkuar sërish, por e kemi marrë vetë dhe e kemi sjellë në cilësinë e provës. Kemi marrë zero informacione prej tyre.

Elvin Lako: Këto shkresa ne i kemi administruar, këto nuk janë prova. Por shkresa drejtuar institucioneve shtetërore për informacion. Këto institucione janë njohur me këto shkresa, nuk dua të bëj avokatin e tyre, por ka disa afate kur kthehet përgjigja, e si kthehet përgjigja. Ka disa afate ligjore që duhen respektuar e për të marrë përgjigje. Nëse nuk vijë këto përgjigje ka institucione të tjera që merren me këto institucione.

Marash Logu: Institucionet publike, janë të vetëdijshme që afatet që vepron KAS janë të shkurtra në këtë rast institucionet duhet t’i shërbejnë interesit publik. Edhe për nevojat e këtij procesi, kërkojmë të depozitojmë në dosjen që po shqyrtohet pranë jush kërkesat tona për informacion, pasi PD ka bërë të gjitha ndërhyrjet që i bën ligji.

Ledio Braho: Ka 20 ditë që institucionet nuk reagojnë, ose duhet t’i vinin KAS-it ose partisë e të depozitoheshin në formën e provës.

Koli Bele: Jam dyshues që ata të mund të kishin të drejtën që ato kërkesa t’i dërgohen KAS-it, sepse KAS-i jo vetëm nuk është konfirmuar, por si takon KAS-it për të bërë marrje provash që nuk i vlejnë procesit zgjedhor. Sepse do të kthehej në një spirale që i dihej fillimi, por jo fundi. Rikonfirmoj qëndrimin tim si anëtar, ne nuk mund t’i kërkonim dhe institucionet nuk mund të na thotë të dhënat. Nuk mendoj që jemi në natyrën e këtij procesi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË E MIRA ËSHTË PËRPARA..."/ Ministrja Manastirliu publikon FOTOT brenda spitalit "Memorial"
Previous article PO BËNIN NAMIN ME VJEDHJET/ Arrestohen 4 shqiptarë në Itali, 2 të tjerë dyshohet...

s.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin... Breaking News

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin...

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles Aktualitet

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT