Kandidati për president Joe Biden mbajti një fjalim sikur të ishte fituesi i zgjedhjeve pavarësisht se numërimi nuk ka përfunduar. Ndërsa Donald Tarmp njoftoi se ka ngritur padi në disa shtet ku pretendon se është deformuar vota, Biden tha se procesi i numërimit do të vijojë teksa shprehu bindjen e plotë në fitore.
“Kur numerimi të kete perfunduar ne besojmë se do jemi fituesit. Nuk po shpall fitoren por besoj se e tillë do jetë sapo gjithçka të ketë perfunduar. Është i mrekullueshëm numri i madh i votimit nga ana e popullit. Do të fitojmë aq vota sa nuk janë parë në historinë amerikane.
Askush nuk mund ta marri demokracinë prej nesh, as tani as kurrë. Kjo nuk do jetë vetëm fitorja ime, por e gjithë shtetasëve amerikanë”.


