• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET/ Gonxhja kalon 10 mijë vota, ndiqet nga Hoxha! Tabaku ia merr Alimehmetit me 15 vota te PD
Home
Politikë

ZGJEDHJET/ Gonxhja kalon 10 mijë vota, ndiqet nga Hoxha! Tabaku ia merr Alimehmetit me 15 vota te PD

14 May, 2025 s.autor Politikë

Në Qarkun e Tiranës, Partia Socialiste ruan epërsinë duke siguruar deri tani 19 mandate, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Sali Berisha dhe Ilir Meta (PD-ASHM) ndjek me 13 mandate. Procesi i numërimit të votave preferenciale vijon ende.PS fut në Kuvend 12 lista e mbyllur ndër ta emra të njohur me në krye Edi Ramën, Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali, Taulant Balla, Lindita Nikolla, Igli Hasani dhe Adea Pirdeni. Deri në këtë fazë të numërimit, 12 mandate të tjera janë fituar përmes votës preferenciale, ku deri tani janë : Blendi Gonxhja me 10430 vota, Ervin Hoxha me 6936 vota, Fatmir Xhafaj me 5498 vota, Erion Braçe me 5823 vota, Ornaldo Rakipi me 3803 vota, Anila Denaj me 2540 vota, Antonela Dedej, 2090 vota, Kejsi Elezi 1747 vota.Në krahun tjetër, PD-ASHM ka siguruar 12 mandate përmes listës së mbyllur, ku përfshihen Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Fatmir Mediu, Jozefina Topalli dhe Mesila Doda.Gara për mandatin e 13-të është aktualisht më e ngushta në të gjithë qarkun, Ilir Alimehmeti, me 6304 vota, ndërsa Tabaku ka arritur të rikuperojë dhe të marrë mandatin deri tani me 6319.

Ndërkohë, vota preferenciale po prodhon lëvizje të mëdha edhe brenda vetë partive. Në PS, një sërë figurash të vjetra dhe të njohura, si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka, Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia, rrezikojnë të mbeten jashtë Kuvendit deri në këtë moment.

Nga partitë e reja ka siguruar dy mandate Shehaj i ‘Mundësisë’, një Lapaj i ‘Shqipëria Bëhet’ dhe një mandat Arlind Qori i Lëvizja Bashkë.

Procesi i numërimit vijon dhe mbetet ende për t’u parë nëse do të ketë përmbysje të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REZULTATI I ZGJEDHJEVE/ Marta Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e Bashkimit Europian është real
Previous article BKH DHE POLICIA E SHTETIT AKSION NË SHKODËR/ Dyshohet për disa persona të ndaluar për krime zgjedhore

s.autor

Postime të ngjashme

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT