• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ZGJEDHJET”/ Edmond Spaho: Misioni i PD-së, shkërmoqja e Edi Ramës
Home
Politikë

“ZGJEDHJET”/ Edmond Spaho: Misioni i PD-së, shkërmoqja e Edi Ramës

31 October, 2018 Isa.Autor Politikë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Edmond Spaho, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 tha se misioni parësor i opozitës është “shkërmoqja” e qeverisjes së kryeministrit Rama.

Sipas tij, shefi i qeverisë është ideatori dhe zbatuesi i planit për shkatërrimin e zgjedhjeve në Shqipëri.  Duke folur për procesin e zgjedhjeve lokale,  të cilat do të zhvillohen vitin e ardhshëm, Spaho shtoi se PD është e vendosur  të hyjë në garë,  por me kushtin për të frenuar zhvillimin e zgjedhjeve kriminale.

Ai mes tjerash pohoi se në 6 vitet e fundit në Shqipëri ka patur thjesht votime, e jo zgjedhje të lira e të ndershme.

“Shqetësimi më i madh për Partinë Demokratike është standardi i zgjedhjeve. As mos të keni dyshim se PD do të hyjë në zgjedhje. Në Shqipëri në 6 vitet e fundit është votuar, por nuk ka patur zgjedhje normale. Ne do të punojmë fort që Shqipërisë ti garantohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Në Shqipëri, rezultatin e zgjedhjeve e përcakton krimi. Hoqëm Saimir Tahirin të parin, i cili jepte 20 milionë euro në Tiranë. Misioni i opozitës është shkërmoqja e qeverisjes së Edi Ramës.  Partia Demokratike ka ngritur shtabe elektorale në bashkitë e vendit. Edi Rama është ideatori dhe zbatuesi i manipulimit të zgjedhjeve. Pse ju mendoni se kjo qeveri jep garanci për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por Partia Demokratike nuk do të lejojë që të kemi më zgjedhje farsë. Zgjedhjet parlamentare dhe ato vendore të mbahen bashkë, është një opsion. Përpara se të arrijmë në zgjedhje vendore apo të përgjithshme së bashku, së pari duhet të garantojmë zgjedhje të lira. Mazhoranca ka uzurpuar kompetencat e të tjerëve.  Kjo klikë duhet të çmontohet, dhe më pas do të hyhet në zgjedhje normale dhe të ndershme”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OLTI CURRI I ZBULOI FEJESËN/ Reagon Anxhela Peristeri: Nuk është turp të dashurosh...(FOTO)
Previous article PROBLEME ME RIKONSTRUKTIMIN E STADIUMIT/ Skuadra e La Liga-s nuk mund të bëjë punime pa lejen e… Papës!

Isa.Autor

Postime të ngjashme

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT