• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ZGJEDHJET E SHBA-së”/ Putin: Raporti i Muellerit konfirmoi se nuk kemi ndërhyrë
Home
Nderkombetare

“ZGJEDHJET E SHBA-së”/ Putin: Raporti i Muellerit konfirmoi se nuk kemi ndërhyrë

10 April, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se raporti i Këshilltarit të Posaçëm në SHBA, Robert Mueller, konfirmoi pohimet ruse se Moska nuk ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016 dhe se nuk ka bashkëpunuar me fushatën e presidentit Donald Trump.

Presidenti rus i bëri këto komente pasi Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, William Barr u paraqit para një paneli kongresistësh për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me hetimin tashmë të përfunduar të Këshilltarit të Posaçëm, Robert Mueller.

“Ne kemi thënë që në fillim se ky komision famëkeq i z. Mueller nuk do të gjente asgjë”, tha presidenti Putin në Shën Petersburg më 9 prill.

Robert Mueller u ngarkua në fillim të vitit 2017 për të udhëhequr një hetim në lidhje me prentendimet për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 dhe bashkëveprimet e mundshme midis bashkëpunëtorëve të Trumpit dhe zyrtarëve rusë.

Mueller zyrtarisht e mbylli hetimin e tij kur ai e paraqiti raportin e tij në Departamentin e Drejtësisë më 22 mars, shkruan Rel, transmeton Newsbomb.al.

Raporti nuk u bë publik në tërësi mirëpo prokurori i Përgjithshëm, William Barr në një përmbledhje të raportit tha se Mueller nuk gjeti se fushata presidenciale e Trumpit koordinohej ose bënte komplot me Rusinë për të fituar zgjedhjet.

Demokratët kanë thënë se përmbledhja e katër faqeve nuk është e mjaftueshme. Prokurori Barr, më 9 prill, tha se do të publikojë raportin “brenda një jave”.

Presidenti Trump ka mohuar se ekipi i tij ka bashkëpunuar me zyrtarët rusë apo me individë të tjerë që kanë lidhje me Moskën në procesin zgjedhor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET E PARAKOHSHME TË KOMUNAVE NË VERI TË KOSOVËS/ Lista serbe koordinohet me Beogradin
Previous article SHUMË SHPEJT NUSE/ Aktorja e njohur nis përgatitjet për dasmën (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT