Në qendrat e votimit janë vërejtur shumë persona që janë grumbulluar para apo brenda qendrave të votimit që janë të ngritura në institucionet arsimore kryesisht, por që nuk dihen nëse janë votues apo përfaqësues të partive apo dhe të kandidatëve.
Një dukuri e tillë është vërejtur në shkollën “Neim Babameto” në Xhafzotaj. Ndërsa mësohet se shumë KZAZ kanë shprehur shqetësimin e tyre dhe madje kanë kërkuar që edhe policia të ndërhyjë.
Ky fenomen ka shqetësuar kryekomisionerin Celibashi i cili ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Kemi komunikuar dhe autorizuar të gjitha KZAZ-të dhe KQV-të, të mos lejojnë dhe kur është rasti të raportojnë direkt në @KQZShqiperi grumbullimet e personave të paautorizuar pranë Qendrave të Votimit”, shkruan Celibashi në rrjetet sociale.
Edhe në zgjedhjet e mëparshme ka pasur praktika të tilla ku vëzhgues të partive politike kanë ndjekur procesin zgjedhor, dhe pse sipas Kodit Zgjedhor ato duhet të mos qëndron pranë QV-ve.


