• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E PJESSHME/ Nis zyrtarisht gara në 5 bashki, PS përballet me kandidatë të pavarur, të mbështetur nga opozita
Home
Politikë

ZGJEDHJET E PJESSHME/ Nis zyrtarisht gara në 5 bashki, PS përballet me kandidatë të pavarur, të mbështetur nga opozita

1 November, 2025 s.autor Politikë

Nis zyrtarisht gara për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen më 9 nëntor, në pesë Bashki të vendit: Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë.

Fushata elektorale do të zgjasë deri të shtunën e ardhshme, kur hyn në fuqi heshtja zgjedhore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar tashmë fletët e votimit dhe renditjen e kandidatëve në secilën Bashki.

Në një njoftim zyrtar, KQZ u ka kërkuar titullarëve të këtyre pesë bashkive që të marrin të gjitha masat për të garantuar se ambientet e qendrave të votimit do të jenë funksionale, me kushte të plota logjistike dhe infrastrukturore, si dhe të sigurohet akses për personat me aftësi të kufizuara në zhvillimin e procesit të 9 nëntorit.

Në Vlorë, gara zhvillohet mes deputetes socialiste Brunilda Mersini, Dionis Sotës, i pavarur i mbështetur nga opozita dhe me profil në sipërmarrjen turistike, si dhe Gjergji Nikës, këshilltar demokrat që fitoi të drejtën për të kandiduar pas një vendimi të Kolegjit Zgjedhor.

Në Berat, përballë janë Ervin Ceca i Partisë Socialiste, aktualisht nënkryetar dhe drejtues i bashkisë, dhe biznesmeni Pavlo Shkarpa, kandidat i pavarur i mbështetur nga opozita
Në Tepelenë, ish-drejtori i Gardës së Republikës për 11 vite, Gramos Sako, përfaqëson socialistët, ndërsa Gabriel Guma hyn në garë si i pavarur me mbështetjen e opozitës.

Në Cërrik, Florenc Doka, kryetar i komanduar i bashkisë, është kandidati i PS-së. Përballë tij janë Amarildo Hoxha, mjek i mbështetur nga Partia Demokratike, dhe Eligert Hima, kriminolog që kandidon nën siglën “Shqipëria Bëhet”.

Në Mat, demokratët mbështesin Eduart Brahilikën, avokat dhe kandidat të pavarur, përballë Altin Bojnit të PS-së, aktualisht kryetar bashkie, dhe Suzana Pashës, ish-drejtueses së Forumit të Gruas Socialiste, që hyn në garë e pavarur pas përplasjeve me strukturat lokale të socialistëve.

Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit zhvillohen pas dorëheqjeve apo emërimeve të disa kryebashkiakëve në poste të tjera qeveritare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHTATË ORË SEANCË MARATONË/ Kur do të jepet VENDIMI përfundimtar mbi shkarkimin e ish-kryebashkiakut Erion Veliaj
Previous article "MUND TA KETË SULMUAR DIKUSH TJETËR"/ 25-vjeçari që vrau babain me thikë ‘habit’ me deklaratën në gjyq

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT