• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zgjedhjet e nëntorit dhe axhenda e Presidentit Trump
Home
Nderkombetare

Zgjedhjet e nëntorit dhe axhenda e Presidentit Trump

4 May, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Votuesit në Shtetet e Bashkuara do të zgjedhin në nëntor anëtarë të Kongresit në zgjedhjet për Dhomën e Përfaqësuesve dhe 1/3 e Senatit, që aktualisht kontrollohen nga republikanët.

Sipas parashikimeve demokratët pritet të sigurojnë një numër shtesë vendesh në të dyja dhomat dhe ndoshta mund të marrin kontrollin. Kjo do të ndikonte thellësisht tek axhenda e presidentit.

Në një aktivitet të zhvilluar ditët e fundit në Miçigan, Presidenti Trump u parashtroi një zgjedhje votuesve:

“Nëse votoni për demokratët në nëntor, është njësoj si të votoni për t’ia hapur kufijtë krimit. Është fare e thjeshtë”.

Presidenti po përpiqet të mobilizojë votuesit për zgjedhjet e nëntorit për Kongres, ku pritet që demokratët të shënojnë fitore të ndjeshme:

“Duhet të luftojmë me shpirt që të fitojmë si në Dhomën e Përfaqësuesve, ashtu edhe në Senat. Mendoj se do të dalim shumë mirë në zgjedhjet për Senat dhe do të dalim shumë mirë edhe në zgjedhjet për Dhomën e Përfaqësuesve sepse ekonomia po ecën shumë mirë”.

Demokratët po organizohen me ndihmën e miliarderit Tom Steyer. Ai shpreson se nëse Kongresi kalon në duart e demokratëve, kjo do të çojë në fillimin e procesit për largimin e Presidentit Trump nga posti.

“Ne e kemi tani të qartë se kjo përplasje partiake është shndërruar në një betejë të egër për shpirtin e Amerikës, dhe ne, populli, duhet ta fitojmë këtë betejë,” thotë zoti Steyer.

Popullariteti i ulët i presidentit i dëmton republikanët që konkurrojnë në këto zgjedhje, thotë analisti John Fortier:

“Aktualisht përkrahja për të është në nivele të ulëta, jo aq ulët sa ç’ka qenë më parë, por gëzon vetëm mbështetjen e 41-42% të publikut. Ai ende gëzon mbështetjen e bazës republikane, por ka frymëzuar shumë demokratë kundër tij dhe kjo shihet nga humbjet që kanë pësuar republikanët në zgjedhjet jashtë mandatit”.

Po ashtu, një numër i madh republikanësh në Kongres kanë njoftuar se do të largohen nga politika duke rritur shanset e demokratëve për fitore.

Jim Kessler punon për organizatën centriste “Third Way”:

“Ky është sinjal i një pesimizmi të ndjeshëm. Edhe vetë kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve nuk ka plan të konkurrojë për mandat të ri. Anketat i nxjerrin demokratët në epërsi për garat e nëntorit dhe zgjedhjet jashtë mandatit që pas zgjedhjes së Donald Trumpit”.

Pasojat do të ishin të mëdha për axhendën e presidentit nëse republikanët humbasin kontrollin qoftë edhe të vetëm një dhome të Kongresit, thotë eksperti Bill Galston:

“Nëse republikanët humbasin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, do të paralizohet axhenda legjislative e administratës. Nëse humbasin kontrollin e Senatit, do të paralizohet procesi i konfirmimit të posteve të kabinetit dhe administratës”.

Pritet që presidenti të shpenzojë një kohë të konsiderueshme në fushatë këtë vit, i vetëdijshëm për konston e rëndë politike që do të kishte për administratën e tij humbja e republikanëve në Kongres. /VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas 13 vitesh "i zhdukur", këngëtari rrëfen: Partnerja më lutet t'i kthehem muzikës
Previous article E TRISHTË/ Pritje e gjatë në operacion, burri nga Lushnja me LOT në sy për gruan: Pa ty se dua jetën… (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

LUFTA SHBA-IRAN/ Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan Botë

LUFTA SHBA-IRAN/ Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan

TAJFUNI “DOLPHIN” GODET KINËN/ Evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime Botë

TAJFUNI “DOLPHIN” GODET KINËN/ Evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes Botë

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT