• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 January, 2021
AlpeNews

Tirana, Albania

17 January, 2021
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E KOSOVËS/ Vjosa Osmani pranon koalicionin me Albin Kurtin: Do t’i shërbej vendit pavarësisht se ku jam!
Home
Rajon

ZGJEDHJET E KOSOVËS/ Vjosa Osmani pranon koalicionin me Albin Kurtin: Do t’i shërbej vendit pavarësisht se ku jam!

9 October, 2019 k.autor Rajon

Kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit ka treguar që qeverinë e ardhshme duhet ta udhëheqin partitë që kanë qenë deri dje në opozitë, LDK’ja dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo ka thënë se tashmë e vetmja sfidë përpara është arritja e këtij koalicioni, gjithmonë në interes të Republikës së Kosovës.

Kjo deklaratë e Osmanit vjen edhe pas deklarimeve të Albin Kurtit që nëse nuk arrihet koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës atëherë vendi do të shkojë përsëri në zgjedhje.

Kurti kishte thënë se partisë së parë që do t’i trokasë në derë për koalicion është partia që udhëheiqet nga Isa Mustafa.

Edhe Mustafa pas takimit që kishte pasur dje me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, ka thënë se do të takohen me Albin Kurtin, dhe do të vazhdojnë punën për koalicion aty ku e kishin lënë para zgjedhjeve.

Shkrimi i plotë i Osmanit:

Të dashur qytetarë të vendit tim,

Këtë vjeshtë janë mbushur plot 20 vjet që jam bërë anëtare e LDK-së dhe gati po aq që kam shërbyer në institucionet e Kosovës. Ka qenë rrugë jo e lehtë, plot pengesa e sfida, sikur për shumë të rinj e të reja në vendin tonë. Deri tani, ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm, përgjatë të cilit kam takuar mijëra gra e burra, vajza e djem, qytetarë të mirë të këtij vendi që më kanë mbushur plot shpresë për të ardhmen. I falënderoj miliona herë, nga thellësia e zemrës, të gjithë që na përkrahën e besuan në ne, si dhe të gjithë aktivistët e veprimtarët që kurrë nuk reshtën së punuari me vetëmohim. Arritëm që të gjithë së bashku, por për një kohë tejet të shkurtë prej vetëm një muaji, ta ringrisim LDK-në në një rezultat që nuk e kishte nga viti 2004. Por, na mbetet edhe shumë punë për të bërë, edhe shumë sfida për të kaluar, e ato mund t’i kalojmë vetëm së bashku.

Më në fund, qytetarët, jo vetëm që votuan, por, ajo votë ishte thirrje për ndryshim e ndëshkim ndaj qeverisjes së keqe. Qytetarët, poashtu, përcaktuan qeverinë e re, e cila duhet të përbëhet nga opozita e deridjeshme. Për mua nuk ka asnjë alternativë tjetër. Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes, por duhet ta ketë vetëm një interes: atë të qytetarëve të Kosovës.

Unë do të punoj dhe do t’i shërbej vendit tim, pavarësisht se ku jam.

Ashtu siç e kam thënë gjithnjë: në secilën betejë, do të jemi së bashku, deri në fund!

E juaja,

Vjosa

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MAVRAJ DHE ELSEID HYSAJ NUK JANË NË DISPOZICION/ Ja kush do të marrë shiritin e kapitenit te Kombëtarja
Previous article MUKA "VETON" PËR TRAJNERIN MEMA/ Halili nuk donte shpenzime ekstra, ja prapaskenat tek Tirana

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET PËR QEVERINË E RE NË KOSOVË/ Kandidojnë për deputet 1079 persona, në Kuvend janë 120 vende Rajon

ZGJEDHJET PËR QEVERINË E RE NË KOSOVË/ Kandidojnë për deputet 1079 persona, në Kuvend janë 120 vende

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Lëvizja Vetëvendosje publikon listën, i pari Albin Kurti, e ndjek Vjosa Osmani Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Lëvizja Vetëvendosje publikon listën, i pari Albin Kurti, e ndjek Vjosa Osmani

COVID-19 NË MAQEDONINË E VERIUT/ 14 viktima dhe 361 raste të reja në 24 orët e fundit Rajon

COVID-19 NË MAQEDONINË E VERIUT/ 14 viktima dhe 361 raste të reja në 24 orët e fundit

Facebook Comments

ASTRIT PATOZI/ Dy gjela nuk mund të këndojnë majë të njëjtit pleh Blog

ASTRIT PATOZI/ Dy gjela nuk mund të këndojnë majë të njëjtit pleh

LORENC VANGJELI/ Lidhëset elektorale të Ramës dhe këpucët e palidhura ende të opozitës Blog

LORENC VANGJELI/ Lidhëset elektorale të Ramës dhe këpucët e palidhura ende të opozitës

MUSTAFA NANO/ Më 25 prill nuk do të ndodhë asnjë çudi, të dashur demokratë! Blog

MUSTAFA NANO/ Më 25 prill nuk do të ndodhë asnjë çudi, të dashur demokratë!

MERO BAZE/ Pse është kaq e vështirë për Lulzim Bashën të tregojë faturën e vilave? Blog

MERO BAZE/ Pse është kaq e vështirë për Lulzim Bashën të tregojë faturën e vilave?

FRROK ÇUPI/ Rigoni dhe samiti i Tiranës Blog

FRROK ÇUPI/ Rigoni dhe samiti i Tiranës

Na ndiqni në Facebook
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT