• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT/ Veliaj: Fakti që Saliu dhe Luli nuk erdhën në garë, do të thotë se s’kanë alternativa
Home
Politikë

ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT/ Veliaj: Fakti që Saliu dhe Luli nuk erdhën në garë, do të thotë se s’kanë alternativa

26 June, 2019 enxhi.autor Breaking News, Politikë

“Do të doja të kisha përballë Sali Berishën e Lulzim Bashën”. Kështu u shpreh kandidati socialist Erion Veliaj mbrëmjen e sotme në emisionin”Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi. I pyetur nëse e shijon këtë garë, kandidati socialist theksoi se Berisha dhe Basha nuk janë gati që të përballen pasi në katër vite në Bashkinë e Tiranës nuk bënë asnjë gjë.

“E kemi thënë para shumë kohësh që ajo që ne do të preferonim, e kam thënë shpesh që do të doja të kisha përballë Sali Berishën, Lulzim Bashën, ata njerëz që anatemojnë kryeqytetin, që organizojnë çdo sabotim. Mesa duket nuk janë gati dhe nuk mund të përballen dhe nuk kanë fuqi argumentuese. Dhe Tirana me të drejtë mund të jetë larg të qenit perfekte, por sot është më e mirë se Tirana që gjeta, që i kishte ngecur ora jo vetëm në sensin metaforik, por edhe në sensin fizik të fjalës. Nuk ishte ngulur një gozhdë.

Kam sfiduar prej katër vitesh të gjithë ata që kanë pasur kritika dhe që janë dirigjuar nga kjo dyshe. Mesa duket në 4 vite nuk prodhuan dot një alternativë, megjithatë porosia ditën e parë të fillimit të punës në Bashki ka qenë: Ne duhet të funksionojmë me atë që quhet fushata perpetue (perfekte). Pra ne çdo ditë duhet të punojmë sikur është në fushatë, çdo ditë duhet të tregojë një punë konkrete, sigurisht që do të ketë kritika dhe debate, si ato që ju përmendët. Por më thuaj dikë që punon dhe nuk kritikohet. Ndryshe fakti që do bënim është që të mos bëjmë asgjë dhe nuk do të marrësh asnjë kritikë”, tha Veliaj.

Kandidati i koalicionit të majtë u shpreh se fokusi i tij i punës është që Bashkia të vërë dorë aty ku qyteti ka nevojë që të ketë një ndërhyrje energjike. “Lulzim Basha nuk bëri asgjë dhe nuk mori asnjë kritikë, por pastaj i humbi të gjithë, sepse unë besoj që nuk zgjidhemi që të mos prekim gjë me dorë, përkundrazi të vëmë dorë aty ku qyteti ka nevojë që të ketë një ndërhyrje energjike të Bashkisë. Ajo që i kam kërkuar stafit të fushatës është që ne të replikojmë ekzakt fushatën e 2015-ës ku kishim 5 kandidatë, tani kemi 1 kandidat të djathtë. Kam qenë në të njëjtat vende për të respektuar njerëzit”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË AKTIVE SE KA KAQ NUK KA QENË KURRË"/ Mbahuni... Kejvina ka hapur këmbët (FOTO)
Previous article VRASJA E FADIL MEMËS/ Djali: Ju tregoj kontratën e vdekjes mes Çapjas dhe Dritan Shemes

enxhi.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT