Kryeministri Edi Rama dhe kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, janë fotografuar së bashku mëngjesin e sotëm teksa ecin qetësisht në rrugët e kryeqytetit.
Siç mund ta shihni edhe nga fotot, Rama dhe Veliaj janë parë duke ecur në zonën e njohur si Shallvaret, ku nuk kanë munguar edhe takimet me kalimtarë të rastit.




