Partia Socialiste ka përmbyllur procesin e caktimit të 61 kandidatëve të saj për bashkitë. AlpeNews.al po publikon nje pas nje emrat e kandidateve.
Mësohet se ka ndryshime ne Bashkinë e Gjirokastres që ka qenë nen udheheqjen e Partisë socialiste dhe kryetares Zamira Rami.
Kandidati që u konfirmua sot është Flamur Golemi, figurë jo pak e njohur në Gjirokastër edhe për faktin se është doktor dhe pedagog.
Flamur Golemi:
Flamur Golemi ka lindur në Gjirokastër, më 11 Prill 1976. Studimet e larta i ka përfunduar në Universitetin e Tiranës për Mjekësi të Përgjithshme, në vitet 1996-2002. Ka punuar si mjek në shërbimin parësor në Gjirokastër për dy vjet dhe më pas ka vijuar studimet në Mjekësi për Okulistikë. Filloi punën si mjek okulist në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, pranë “Athens Eye Clinic”, dhe si lektor i jashtëm në Universitetin “Eqerem Çabej”. Aktualisht është duke kryer edhe studimet doktorale.
/AlpeNews.al


