Partia Socialiste ka përmbyllur procesin e caktimit të 61 kandidatëve të saj për bashkitë. AlpeNews.al po publikon nje pas nje emrat e kandidateve. Vlora i besohet sërish kreut aktual të bashkisë Vlorë Dritan Leli.
Kush është Dritan Leli:
Ai eshte nje mjek i njohur ne Tirane prane Qendres Spitalore Nene tereza che Spitalit Hygea.
Dritan Leli ka lindur në vitin 1969 në qytetin e Vlorës, dhe është baba i dy fëmijëve.
Në vitin 2014 ai ka marrë titullin Doktor i Shkencave nga Universiteti “La Sapienza” në Romë.
Pas përfundimit të studimeve Leli iu përkushtua karrierës akademike, por pa lënë pas dore ushtrimin e aktivitetit të mjekut. Brenda pak vitesh ai përfundoi specializimin pasuniversitar në Imazheri në Universitetin e Tiranës dhe më pas në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Athinës . Në përfundim u bë bashkëpunëtor Shkencor në Katedrën e Radiologjisë të Universitetit të Athinës.
Dritan Leli ka kryer trajnime të ndryshme si në Gjermani, Francë, Austri, Itali, Greqi, Poloni etj.
Punimet shkencore të tij janë prezantuar në katedra të ndryshme europiane si Franca, Austria Italia, Greqia, Çikago apo SHBA.
Karriera e tij ka qenë e përqëndruar mes studimeve të thelluara në fushën e mjekësisë dhe ushtrimit të aktivitetit në qendra të ndryshme spitalore në Shqipëri, Greqi dhe Itali