Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin.
Takimi mes ambasadores së SHBA-së Yuri Kim dhe Ilirjan Celibashit ka zgjatur rreth një orë.
Sipas informacioneve mësohet se në kuadër të diskutimeve kanë qenë zgjedhjet e 25 prillit.
Kujtojmë se ambasadorja ka deklaruar se SHBA është e angazhuar për një proces zgjedhor të lirë dhe demokratik në Shqipëri, ndërsa ka ripërsëritur vazhdimisht apelin për krerët e partive që të mos kandidojnë persona me rekorde kriminale.