• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ Yuri Kim nga Elbasani: 3 persona janë shpallur “non grata” nga SHBA. Disa kandidatë mund të skualifikohen
Home
Politikë

ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ Yuri Kim nga Elbasani: 3 persona janë shpallur “non grata” nga SHBA. Disa kandidatë mund të skualifikohen

10 March, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim komentoi nga Elbasani sërish kandidatët në listat e partive politike, teksa u shpreh se shumica partive i kanë marrë prasysh kërkesat e SHBA.

Në një deklaratë për mediat,  Kim theksoi se janë tre emra që Sekretari i Shtetit në SHBA ka përcaktuar, të dyshuar të përfshirë në ështje korrupsioni.

Gjithashtu Yuri Kim nënvizoi se disa kandidatë që janë në lista mund të skualifikohen, duke shtuar se ata që blejnë votat, po shkelin ligjin e po turpërojnë veten.

“Kjo është një javë e rëndëishme pasi partitë kanë dorëzuar listat. Në të shkuarën gara në Elbasan ka qenë e rëndësishme ndaj vendosa të vija këtu që ta shihja vetë situatën dhe të flisja vetë me njerëzit. SHBA e ka bërë të qartë pritshmërinë për kandidatë të pastër.

Është thelbësore që liderët të marrin përgjegjësi që kandidatët të jenë në përputhje me ligjin shqiptar. E di që disa njerëz do të thonë ‘po ai është i përcaktuar nga ligjet e SHBA, por nuk është i denuar nga ndonjë gjykatë.

Në fakt njerëzit me logjikë të thjeshtë duhet ta kuptonin se kjo nuk vjen pse s’ka fakte, por për shkak të boshllëqeve të ligjit shqiptar.

Gjithashtu kjo ka të bëjë me faktin se nëse Sekretari i Shtetit ka përcaktuar se ky person përbën rrezik për sigurinë e SHBA, qytetarët shqiptarë duhet të mendojnë nëse përbën kërcënim edhe për ta. Ka tre persona që Sekretari i SHBA ka përcaktuar.

Nuk do t’ua them emrat me gojën time, por mund të shihni dhe t’i gjeni vetë. Për çështjen e listave më lejoni t’ju them se këndvështrimi i SHBA është shumë i qartë. Mendoj që partitë e kanë marrë këtë gjë në konsideratë. Jo të gjitha, por pjesa më e madhe e tyre.

Kam dëgjuar që blerja e votës është problem në Elbasan, dhe jo vetëm në Elbasan. Atyre që blejnë votën do t’ju thoja jeni duke shkelur ligjin dhe jeni duke turpëruar vendin tuaj. Atyre që u kërkohet t’u blihet vota do t’u thoja vota juaj është pushteti juaj.

Nuk është për t’u habitur nëse disa prej disa kandidatëve mund të skualifikohen. Këtu qëndron fuqia përfundimtare, qëndron te votuesit”. – tha Yuri Kim.

(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHEN DETAJE TË REJA/ FBI publikon pamjet kur një burrë vendos bomba një natë para sulmit në Capitol (VIDEO)
Previous article KORONAVIRUSI/ Imuniteti kundër Covid-19 do të zgjasë apo do të zbehet shpejt?

Delo.autor

Postime të ngjashme

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit Politikë

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara Politikë

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja Politikë

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT